By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
Opinion

Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!

Kosova Times
Last updated: 2025/05/09 at 11:14 AM
Kosova Times Published May 9, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Kësaj radhe këtë shkrim po e filloj me lajmin e mirë që e paralajmërojë tymi i bardhë nga Vatikani për zgjedhjen e Robert Francis Prevost nga Amerika apo Papa Leone XIV, i cili do ta udhëheq Selinë e Shenjtë. Shpresojmë që ky personalitet me ndikim në Institucionin më të lartë Kishtar të Vatikanit ta njoh Shtetin e Kosovës dhe shteti ynë ta marrë të mbarën dhe të sigurojë njohje nga OKB dhe organizatat tjera relevante euro-atlantike.

‘Paria’ e vendit e kthyer në urrejtje qytetare

Asnjëherë në të njëjtën kohë nuk mund të ekzistojnë dy të vërteta, por vetëm një! E vërteta e bllokimit të partisë fituese në formimin e institucioneve është një dhe e patjetërsueshme. Ajo është opozita e ç’akorduar dhe traumatizuar nga humbja e thellë e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Mosvotimi i kandidates së partisë fituese nga opozita është vetëm një justifikim i kripësuar para qytetarëve të vendit dhe një krekosje para elektoratit të tyre!

Kërkesat për ndërrim të kandidatit(tes), për qëllim e ka poshtërimin e Albin Kurtit në raport me deputetët në Kuvend dhe në raport me elektoratin e LVV-së në veçanti!

‘Paria’ e vendit e zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve, me sjelljen e papërgjegjshme në ‘Tempullin e Demokracisë’ janë kthyer në urrejtje popullore!

Sjelljet kapriçioze e të zgjedhurve të popullit si deputet të partive politike e jo si përfaqësues të qytetarëve, i kanë venë në lajthitje këta të fundit, që mbase të organizohen për bojkot gjeneral të zgjedhjeve të ardhshme, qofshin ato të rregullta apo të jashtëzakonshme.

Ligjvënësit apo ‘pleqnarët’ e rinj të kuvendit, në vend të zgjedhjes së institucioneve të reja shtetërore, janë duke shkaktuar bllokadë të pakuptimtë artificiale, të cilës nuk po i shihet fundi, duke shkaktuar kështu amulli dhe konfuzitet tek popullata kosovare!

Të gjithë deputetët pa dallim ngjyrimi partiak janë bërë të njëjtë, thuajse Kuvendi është i një shteti tjetër e jo i Republikës së Kosovës, nga buxheti i së cilës paguhen shtrenjtë për (mos) punën e tyre, duke harruar se me veprimet e tyre të papërgjegjshme dhe skandaloze, përveç buxhetit janë duke e dëmtuar edhe imazhin e shtetit.

Për habi, deputetët e zgjedhur në Parlamentin e Kosovës, jo vetëm që nuk e kanë hallin e shtetit, nuk e kanë më as hallin e qytetarëve që ua grabitën votën nën mashtrim se “kanë për të punuar” për interesat e tyre!

Deputetët e rinj të vetmin shqetësim e kanë se si t’i marrin pagat dhe mëditjet e majme për 5 minuta qëndrim në ulëset e Kuvendit pa e bërë asnjë veprim pozitiv për të mirën e shtetit dhe qytetarëve!

Pas tymit të bardhë në Vatikan, edhe pas përpjekjes së 13-të, retë e zeza sërish e mbuluan Kuvendin e Kosovës. Përderisa në Vatikan mjaftuan dy ditë dhe vetëm katër votime, Kuvendit të Kosovës nuk i mjaftoj një muaj, nuk i mjaftuan 12 dështime për ndërgjegjësim! Dështimi i 13-të më radhë pa e bërë hapin e parë për zgjedhjen e organeve drejtuese të legjislativit, përkatësisht të Kryeparlamentarit, pas të cilit do t’na duhet po aq kohë për zgjedhjen e ekzekutivit apo të Qeverisë së re (Kryeministrit).

Urime besimtarëve të krishterë për zgjedhjen e Papa Leone XIV në krye të Institucionit më të lartë Kishtar, ngushëllime qytetarëve të Kosovës për varrosjen e demokracisë nga legjislatura e IX, ende pa u konstituuar! Zoti i do ata që e duan shtetin, kombin dhe fenë e tyre!

You Might Also Like

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times May 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Rizvanolli: Parku i Teknologjisë “Tech Park Prishtina”, mundësi për biznese

Kosova Times Kosova Times October 12, 2023
Gjermania: Rusia po blen spiunë si kompensim për diplomatët e dëbuar
Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve
Shqipëria i bashkohet Kosovës për trajnim ushtarak të ukrainasëve
Autoritetet letoneze do të kërkojnë që 3500 shtetas rusë të largohen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?