By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshme ndalohet regresi i thelluar
June 15, 2025
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend
Rajon / Botë

AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend

Kosova Times
Last updated: 2025/05/12 at 12:23 PM
Kosova Times Published May 12, 2025
Share
SHARE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të Kuvendit të Kosovës për konstituimin e legjislaturës së nëntë, përkatësisht votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

 

Deputetja Time Kadrijaj e ka dorëzuar lëndën, e ku sipas AAK-së lënda përfshin të gjitha veprimet që lidhen me seancën konstituive të Kuvendit dhe vazhdimet e saj, të përmbledhura në dokumentin zyrtar “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, që përfshin mbledhjet e mbajtura më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025.

“Sot si AAK, me nënshkrimet e deputetëve tanë, të LDK-së por edhe të PDK-së, e kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese për interpretim të votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Raporti është hartuar nga ekspertë të AAK-së dhe ne kërkuam nga Gjykata Kushtetuese që kjo të trajtohet me prioritet. Duke konsideruar se është shkelje ligjore, po mendojmë se po zhvlerësohet edhe vlera e kuvendit të Kosovës, duke mbajtur seanca çdo 48 orë, e në të cilat konsiderojmë se po shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. I lutëm akterët që ta trajtojnë me prioritet, ndoshta edhe me një masë për pezullim të përkohshëm të seancave, derisa gjykata ta trajtojë me prioritet këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”, tha Kadrijaj.

Ajo ka thënë se ajo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës është e patolerueshme.

“Ne nuk e kontestojmë që partia e parë, me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e ka të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit por nuk është e drejtë e tyre që të kërkojnë prej nesh që ta votojmë kryeparlamentarin. Partia që e ka shumicën duhet të sigurojë votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe më pas për zgjedhjen e qeverisë. Prandaj, kjo formë e ndryshimit prej votimit të hapur në votim të fshehtë, ne konsiderojmë se është shkelje kushtetuese dhe kjo është arsyeja që iu kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ajo.

Nëse gjykata vendos të kundërtën e asaj që është kërkuar nga AAK, Kadrijaj ka thënë se ata gjithmonë i kanë respektuar vendimet e këtij institucioni dhe cilido që të jetë vendimi edhe kësaj here do ta respektojnë.

Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka theksuar se moskonstituimi i Kuvendit “është kthyer në një lojë të turpshme, që po dëmton jo vetëm deputetët e zgjedhur nga populli, por vetë shtetin e Kosovës”.

“Skenari i seancave që përsëriten çdo 48 orë, pa asnjë vendim, është bërë model i papjekurisë sonë shtetërore”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se bllokada aktuale po prodhon pasoja të rënda politike dhe ekonomike për vendin.

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, të dielën, dështoi të konstituohej edhe në përpjekjen e 14-të.

 

You Might Also Like

Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv

Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur

Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Axhenda ndërkombëtare

Zyrtari iranian: Do të synojmë bazat e vendeve që mbrojnë Izraelin

Kosova Times May 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Si u prit Viti i Ri nëpër botë

Kosova Times Kosova Times January 1, 2025
Vetëplagoset 21-vjeçari në Kaçanik
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku për 24 orë
Rusia sulmoi Kievin me raketa, Polonia ngriti avionë. Në Sumi, jetimore e prekur
Musk: ‘Rocket Man’ pushton Uashingtonin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?