By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshme ndalohet regresi i thelluar
June 15, 2025
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë
Lajme

Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2025/05/17 at 4:19 PM
Kosova Times Published May 17, 2025
Share
SHARE

Donjeta Sahatçiu, ish-nënkryetare e Komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se projekti për hapjen e shkollës 42, që kishte mbetur pezull në Prishtinë, është realizuar tani me sukses në Tiranë. Ajo ka marrë përsipër realizimin e projektit të shkollës 42 Tirana, e cila është shkolla e parë e kodimit me mësim jotradicional në rajon.

 

Sahatçiu theksoi se shkolla 42 ishte një projekt i ndërtuar me pasion dhe besim të thellë për mundësitë që ofron edukimi dhe teknologjia. “Një prej kapitujve më domethënës të udhëtimit dyvjeçar në qeverisje ka qenë angazhimi me gjithë zemër për mundësimin e hapjes së shkollës 42 në Prishtinë – një projekt që, ndonëse mbeti pezull padrejtësisht pas dy viteve punë, gjithmonë ka qenë një vizion që e kam dashur me e pa të realizuar”,  shkroi ajo nw Facebook.

Megjithatë, pas një viti, Donjeta ka marrë përsipër një detyrë të re, duke e realizuar këtë projekt në Tiranë. “Një vit më vonë, një kthesë e papritur e fatit më çoi në Tiranë. Me emocione të përzime dhe një ndjenjë të madhe përgjegjësie, e mora përsipër të ndërtoj dhe të udhëheq shkollën 42 Tirana,” tha Sahatçiu.

Në përurimin e kampusit të ri të shkollës 42 Tirana, Sahatçiu mirëpriti presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe themeluesin e 42, Xavier Niel. Ajo njoftoi se kjo shkollë tani është pjesë e familjes globale të shkollave 42, që përfshin 55 kampuse në botë, dhe është realizuar falë mbështetjes nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Bashkia e Tiranës dhe Qendra Piramida.

“Ky projekt është bërë realitet falë përkrahjes së institucioneve që besuan në potencialin e tij. Në vetëm tre muaj, shkolla ka tërhequr mbi 2,000 regjistrime për 150 studentët e parë që do të nisin mësimet në tetor. Ky fillim tregon se ka një nevojë të madhe për transformimin e edukimit dhe mundësitë që ky projekt ofron për të rinjtë,” shtoi ajo.

Në fund, Donjeta Sahatçiu shprehu kënaqësinë dhe krenarinë për këtë realizim. “Në Prishtinë, çdo takim me ekipin e 42 e përfundoja atëherë me ‘Let’s do this!’ – tash e them me zemrën plot: ‘We did it!’ në Tiranë, dhe me një dëshirë që nuk shuhet – me e pa këtë vizion të gjallë edhe në Prishtinë.”

You Might Also Like

Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane

Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës

Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1963 gjoba në trafik

Kosova Times May 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Beograd vendosen banderola me ‘Kasapin e Ballkanit’

Kosova Times Kosova Times June 25, 2024
Izraeli kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
Anëtarësimin e Kosovës në KiE, hap të rëndësishëm për komunat në veri
Në fundjavë turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’
Marrëveshja me Italinë, mbërrin në Shëngjin një anije me 27 emigrantë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?