By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ngrënia sipas preferencës – një përvojë e personalizuar bëhet çelësi i suksesit në shërbimin e ushqimit
November 12, 2025
Shpageti të dehura: Recetë për një klasik tajlandez me pulë në një salcë të shijshme
November 12, 2025
Policia shqiptoi mbi 2400 gjoba trafiku për 24 orë
November 12, 2025
Pjata me patate të ëmbla pa të cilën amerikanët nuk mund ta kalojnë të enjten e katërt të nëntorit
November 12, 2025
A e dini se cilat janë këto? Kryeqytetet evropiane që nuk kanë aeroportet e tyre
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Arsimi është prioritet shtetëror, Inspektorati po fuqizohet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Kurti: Arsimi është prioritet shtetëror, Inspektorati po fuqizohet
Uncategorized

Kurti: Arsimi është prioritet shtetëror, Inspektorati po fuqizohet

Kosova Times
Last updated: 2025/10/06 at 11:59 AM
Kosova Times Published October 6, 2025
Share
SHARE

“Jemi këtu për të vlerësuar përpjekjet tona për ngritjen e cilësisë në arsim dhe për të rikonfirmuar se arsimi dhe edukimi i brezave të rinj mbetet prioritet qeveritar dhe shtetëror”. Kështu u shpreh Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të punëtorisë njëditore me inspektorët e arsimit, me temën “Praktikat e mira për inspektim efektiv”, e organizuar nga Inspektorati i Arsimit.

 

Kurti rikujtoi se për një kohë të gjatë, Inspektorati i Arsimit ka funksionuar me vetëm 25 inspektorë, një numër që sipas tij nuk përputhet me madhësinë, rëndësinë dhe nevojat e institucioneve arsimore në vend, përfshirë shkollat, kopshtet dhe çerdhet.

Megjithatë, pavarësisht këtij realiteti sfidues, ai vlerësoi përkushtimin e inspektorëve për të mbajtur gjallë funksionin e njërit prej mekanizmave më të rëndësishëm të sistemit arsimor.

“Përpjekjet e Qeverisë sonë dhe të MASHTI-t për forcimin e kapaciteteve të Inspektoratit të Arsimit nuk janë ndalur asnjëherë. Si rezultat i këtij angazhimi, kemi pranuar 22 inspektorë të rinj, të cilët do t’i japin sistemit tonë arsimor më shumë mbështetje dhe prani në terren”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, gjatë këtyre viteve, investimet në sektorin e arsimit kanë qenë të vazhdueshme duke përfshirë ndërtimin dhe renovimin e shkollave dhe çerdheve, pajisjen e tyre me infrastrukturë moderne dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

“Sa më i fortë të jetë themeli i sistemit arsimor, aq më e lehtë bëhet edhe puna e inspektimit. Roli i Inspektoratit nuk është të ndëshkojë, por të udhëzojë dhe të përkrahë institucionet arsimore në rrugëtimin e tyre drejt cilësisë” theksoi Kurti.

Ndërsa, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka theksuar rëndësinë e Inspektoratit të Arsimit si shtyllë kryesore të zbatimit të politikave arsimore dhe garantues të standardeve në institucionet arsimore në Kosovë.

“Gjatë kësaj periudhe, numri i inspektorëve është rritur nga 25 në 47, duke u afruar pothuajse në dyfishim. Kjo rritje e stafit synon të mundësojë mbikëqyrje më të afërt dhe të vazhdueshme të institucioneve arsimore, si dhe të sigurojë mbështetje më të mirë dhe inspektime më të detajuara për zbatimin e standardeve cilësore”, tha ajo.

Me emërimin e drejtoreshës së re të Inspektoratit,  Nagavci shprehu pritjen që puna të organizohet më mirë dhe me efikasitet më të madh.“Një  arritje e rëndësishme gjatë këtij mandati është realizimi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, në lidhje me nivelin e licencës së avancuar. Kjo fazë është shumë e rëndësishme për avancimin profesional të stafit arsimor, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në shkolla dhe rritjen e pagave bazuar në performance”, tha ajo.

Nagavci po ashtu përmendi edhe rezultatet  e arritura gjatë këtij mandati .

You Might Also Like

PDK dorëzon ankesën në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

Rikthehen seancat në Hagë, sot nis dëshmia e Christopher Hill

Bislimi për buxhetin e RTK-së: Deputetët duhet të marrin përgjegjësi

Moti me diell dhe me vranësira të shpërndara

Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Kosova Times October 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Halva e bërë në shtëpi, tahini, vanilje – çokollatë

Kosova Times Kosova Times September 15, 2025
Xi Jinping në Beograd, me synim për ta shtrirë ndikimin e Kinës në Evropë
Myslimanët nëpër botë të zemëruar me përdhosjen e Kuranit në Suedi
Kthimi i Ukrainës dhe Rusisë në bisedimet e paqes në Turqi, çfarë ka ndryshuar që nga viti 2022?
Sot fillon Festivali i Këngës të RTK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?