By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ngrënia sipas preferencës – një përvojë e personalizuar bëhet çelësi i suksesit në shërbimin e ushqimit
November 12, 2025
Shpageti të dehura: Recetë për një klasik tajlandez me pulë në një salcë të shijshme
November 12, 2025
Policia shqiptoi mbi 2400 gjoba trafiku për 24 orë
November 12, 2025
Pjata me patate të ëmbla pa të cilën amerikanët nuk mund ta kalojnë të enjten e katërt të nëntorit
November 12, 2025
A e dini se cilat janë këto? Kryeqytetet evropiane që nuk kanë aeroportet e tyre
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prezantohen performanca dhe rezultatet e KEK-ut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Prezantohen performanca dhe rezultatet e KEK-ut
Ekonomi

Prezantohen performanca dhe rezultatet e KEK-ut

Kosova Times
Last updated: 2025/10/06 at 2:01 PM
Kosova Times Published October 6, 2025
Share
SHARE

Sot u zhvillua mbledhja e përgjithshme vjetore e aksionarit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në prani të Bordit të Drejtorëve, të udhëhequr nga Valdrin Krasniqi, kryesues, si dhe menaxhmentit të lartë të korporatës, me kryeshefin Ekzekutiv Gramos Hashani.

 

“Në këtë takim mori pjesë edhe Getoar Mjeku, Zëvendësministër në detyrë i Ekonomisë dhe përfaqësuesi i aksionarit, me të cilin u prezantuan dhe u diskutuan raportet kyçe për vitin 2024: Raporti Vjetor i KEK sh.a., Raporti i Auditorit të Jashtëm mbi pasqyrat financiare dhe Raporti i performancës së menaxhmentit për periudhën raportuese”, thuhet në njoftim

Gjatë mbledhjes u diskutuan rezultatet e arritura dhe sfidat që korporata ka përballuar gjatë vitit të kaluar. Pavarësisht kushteve të vështira operative, KEK sh.a.  thuhet se ka treguar stabilitet, profesionalizëm dhe përkushtim në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për vendin.

Në raport u theksua se KEK sh.a. ka realizuar me sukses furnizimin e energjisë elektrike për KESCO, për nevojat e konsumatorëve me shërbim universal, KOSTT dhe KEDS, për mbulimin e humbjeve në rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes dhe Termokos, me furnizim të pandërprerë të energjisë termike gjatë gjithë sezonit dimëror.

Gjithashtu u tha se, Divizioni i Prodhimit të Qymyrit (DPQ) ka përmbushur planin e prodhimit të djerrinës dhe qymyrit, duke furnizuar në mënyrë të qëndrueshme dy termocentralet Kosova A dhe Kosova B.

U ritheksua edhe përkushtimi për rritjen e sigurisë dhe efikasitetit në njësitë prodhuese, si dhe zhvillimi i projekteve kapitale dhe investimeve strategjike në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Energjisë, duke përfshirë edhe kapacitetet nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Në përmbyllje, Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i KEK sh.a. konfirmuan gatishmërinë për të vazhduar me përkushtim realizimin e objektivave dhe misionit të korporatës, në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm, të besueshëm dhe ekonomik me energji për qytetarët e Kosovës.

You Might Also Like

Ngrënia sipas preferencës – një përvojë e personalizuar bëhet çelësi i suksesit në shërbimin e ushqimit

Shpageti të dehura: Recetë për një klasik tajlandez me pulë në një salcë të shijshme

Pjata me patate të ëmbla pa të cilën amerikanët nuk mund ta kalojnë të enjten e katërt të nëntorit

”Mirror”: Çifti që shiti gjithçka për të jetuar në Shqipëri, në Maldivet e Evropës

Një muze që “notron” në një kanal detar është mrekullia e re e Dubait

Kosova Times October 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdon shtrirja e AAK-së në Gjermani, Haradinaj: Diaspora na mbështetet

Kosova Times Kosova Times April 7, 2024
Ecja në këtë plazh rrezikon gjobën prej 500 euro
Petkoviq: Vendimi i Kurtit për targat ka qenë joligjor dhe i dhunshëm
Koci: Procesi i dialogut dështim spektakular, janë prodhuar kriza
Abdixhiku nderon veprimtarinë e Malokut: Ishte bartës i dritares informuese për liri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?