By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”
January 20, 2026
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i pafajshëm
January 20, 2026
Hamza pret ambasadorin slloven, flasin për zhvillimet politike në vend
January 20, 2026
Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot
January 20, 2026
Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve
Ballina 1Lajme

KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve

Kosova Times
Last updated: 2025/12/12 at 8:14 PM
Kosova Times Published December 12, 2025
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) sot ka pranuar një përgjigje nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, në të cilën njoftohet se i refuzohet aplikimi  për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e parlamentare të 28 dhjetor 2025.

 

IKD përmes një komunikate për medie njofton se sipas ligjit të procedurës administrative dhe standardeve që KQZ do të duhej zbatonte gjatë ushtrimit të fushëveprimtarisë së saj çdo vendim administrative që e miraton duhet të jetë i arsyetuar dhe transparent, si dhe duhet të garantojë të drejtën për të përdorur mjete juridike për kundërshtim.

“Në rastin konkret, vendimi për refuzimin e aplikimit të IKD-së nuk përmban arsyetim të qartë dhe të detajuar, duke e bërë të pamundur verifikimin e bazës ligjore të vendimit si dhe mungon e drejta e informimit lidhur me këshillën juridike për ta kundërshtuar këtë vendim.  Kjo shkel parimin e ligjshmërisë, transparencës dhe të drejtës për mbrojtje juridike, dhe krijon hapësirë për arbitraritet dhe politizim në marrjen e vendimeve”, thuhet në komunikatë.

Për më tepër, IKD njofton se vendimi i publikuar nga kjo zyrë cenon të drejtën e organizatave joqeveritare për të monitoruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si një mekanizëm i rëndësishëm i transparencës dhe llogaridhënies. Sikurse, interpretimi i paraqitur se IKD “nuk i plotëson kriteret” për akreditim është i pabazuar, arbitrar dhe selektiv, duke devijuar nga fryma dhe qëllimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Është fakt notor se IKD ka mandat të qartë në punën e saj që lidhet me promovimin e sundimin të ligjit, transparencës dhe llogaridhënies si elemente thelbësore të proceseve zgjedhore.  Sundimi i ligjit, integriteti institucional, monitorimi i institucioneve publike, edukimi, ndihma juridike falas janë komponentë që lidhen drejtpërdrejt me fushëveprimtarinë e punë së IKD”, citohet në komuninkatë.

IKD vlerëson se vendimi i Zyrës së KQZ-së  jo vetëm që keqintepreton Ligjin per Zgjedhjet por edhe shkel standardet ndërkombëtare. Praktikat ndërkombëtare të OSBE/ODIHR, Këshillit të Evropës dhe standardet e demokracive perëndimore e njohin rolin e organizatave të shoqërisë civile në vëzhgimin e zgjedhjeve bazuar në misionin e tyre për transparencë, llogaridhënie dhe interes publik, jo vetëm nëse kanë të shkruar fjalën “zgjedhje”  apo “drejtat e njeriut” në statut.

“Kërkesa e tillë formale dhe kufizuese është e paprecedentë në Kosovë dhe bie ndesh me qasjen praktike të KQZ-së ndër vite. Ky veprim krijon dyshime serioze për politizim dhe ndërhyrje në procesin zgjedhor. Cenimi i rolit të organizatave të shoqërisë civile në procesin zgjedhor është sulm ndaj demokracisë, transparencës dhe integritetit të zgjedhjeve”, thuihet në komunikatë.

IKD konsideron se refuzimi i aplikimit Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike nuk e ka të drejtën e refuzimit të një aplikimi të një OJQ-je, derisa bën të ditur se do t’i shfrytëzojë të gjitha “mekanizmat administrativë dhe ligjorë për të kundërshtuar një vendimmarrje të tillë, në mënyrë që të garantojë të drejtën e saj por edhe çdo organizate jo-qeveritare për të kontribuar në procesin zgjedhor dhe për të mbrojtur standardet demokratike në vend”.

You Might Also Like

Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i pafajshëm

Hamza pret ambasadorin slloven, flasin për zhvillimet politike në vend

Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot

Arrestohet i kërkuari nga Gjermania për vrasje

Davos, Kurti në panelin e Shtëpisë së SHBA-së:Besimi, shtyllë e lidershipit

Kosova Times December 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vjen në Kosovë, përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Kosova Times Kosova Times June 1, 2025
Muzeu Etnografik në Elbasan, vizitorët vendas e të huaj interes për trashëgiminë kulturore
Rukiqi: Në Kosovë, Elon Musk duhet të paraqitet fizikisht për të regjistruar Tesla-n, falë vendimeve të gabuara të Qeverisë
Dodik kërcënon me “pavarësim” të RS-së nga Bosnja
Vrasje në një burg në Mostar, një i burgosur i goditur me thikë në qafë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?