Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin sotëm në Pejë, ku një grua është goditur për vdekje nga treni.
Rastin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ndërkaq, vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes
“Rreth orës 05:32, teksa treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës, ka goditur një person, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Urgjencës së Pejës. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar Gashi.

