Kosova ka shënuar fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Sllovenisë në “Stožice” dhe ka siguruar plejofin e Kampionatit Botëror 2026. Pas triumfit historik, Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në Facebook duke përgëzuar ekipin dhe duke shprehur emocionet për suksesin e dardanëve.
“Fitoreeeeeee!”, ka shkruar Osmani, teksa ka festuar arritjen historike të dardanëve.
Ndërkohë, pas golit të parë të Kosovës, presidentja Osmani kishte bërë një tjetër reagim, duke përkrahur ekipin.
“Zemra jonë rreh për Kosovën, për ekipin tonë të zemrës! Le të jemi bashkë sonte, le të bëhemi një zë, një brohoritje, një besim për djemtë tanë! Forca Kosovë, forca dardanë! Sot luajmë me shpirt, me zemër, me krenari!”
Tri pikët e arta e dërgojnë Kosovën një hap larg ëndrrës për pjesëmarrje në Botëror, që vitin e ardhshëm organizohet në Kanada, SHBA dhe Meksikë.




