By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fokaçja aromatike me mollë dhe kanellë
December 9, 2025
Saft me pulë, kungull dhe ajvar mbi polentë kremoze
December 9, 2025
Sallatë e shpejtë me pesto avokadoje
December 9, 2025
BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`
December 9, 2025
Raporti i IKD-së: Prokuroria ka regres në trajtimin e korrupsionit
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komisionerja e FSK-së dhe homologu gjerman flasin për bashkëpunim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komisionerja e FSK-së dhe homologu gjerman flasin për bashkëpunim
Lajme

Komisionerja e FSK-së dhe homologu gjerman flasin për bashkëpunim

Kosova Times
Last updated: 2025/11/17 at 10:22 PM
Kosova Times Published November 17, 2025
Share
SHARE

Komisionerja Parlamentare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Remzie Zeqiraj, priti sot në Kuvendin e Kosovës Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, Henning Otte, i shoqëruar nga Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, dhe atasheu ushtarak kolonel Guido Altendorf.

 

Takimi u zhvillua në praninë e Koordinatorit të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Nur Çeku, dhe zyrtares së lartë të Komisionit, Zare Aliu. Temë qendrore e diskutimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve homologe, ndarja e praktikave më të mira për mbikëqyrjen civile demokratike, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të ushtarakëve në shërbim, njofton zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

Bëhet e ditur se Zeqiraj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme gjermane dhe theksoi përkushtimin e saj për ndërtimin e një institucioni funksional dhe të besueshëm për ushtarakët e FSK-së, Parlamentin dhe shoqërinë. “Bashkëpunimi me partnerët, përfshirë palën homologe gjermane, është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur për avancimin e këtij institucioni”, tha ajo.

Nga ana e tij, Komisioneri Otte shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe ftoi Zeqirajn për një vizitë në Berlin. Ai vuri në dukje se përvoja gjermane në mbikëqyrjen civile dhe zhvillimin e kapaciteteve të forcave të armatosura mund të shërbejë si model për Komisionerin Parlamentar të FSK-së.

Institucioni i Komisionerit Parlamentar për FSK-në, i themeluar në vitin 2024 mbi modelin gjerman, ka për qëllim të avancojë përgjegjësinë, transparencën dhe profesionalizmin e forcave të sigurisë të Kosovës. Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve homologe, i nisur nga Zeqiraj dhe komisionerja gjermane Eva Högl, po vazhdon dhe pritet të konsolidohet edhe në të ardhmen, thuhet tutje në këtë njoftim.

Kjo vizitë shënon herën e parë që Komisioneri Parlamentar gjerman Otte viziton Kosovën pas zgjedhjes së tij nga Bundestagu në qershor të këtij viti.

You Might Also Like

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Raporti i IKD-së: Prokuroria ka regres në trajtimin e korrupsionit

Veteranët e UÇK-së njoftojnë për përgatitjet për protestën në Shkup

Basha mirëpriti 21 nxënësit që përfaqësuan Kosovën në Dubai

Hamza: Letra për heqjen e sanksioneve i përcillet presidentit Macron

Kosova Times November 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Inteligjenca maqedonase: Shteti në shënjestër të sulmeve hibride ruse e kineze

Kosova Times Kosova Times April 29, 2024
Shkencëtarët kanë prodhuar një mburojë të padukshme dhe tashmë po e shesin atë me një çmim të mirë
Putin dhe Trump folën. Putin i tha se nuk do të hiqte dorë nga qëllimet e tij në Ukrainë
Digjen edhe tri vetura me targa RKS në veri
Ambasada AMERIKANE I tha DODIK-ut: “Rrethimi i Sarajevës është krimi i luftës më i provuar tërësisht në histori”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?