By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Joseph: Kosova si model për paqen në Ukrainë
December 1, 2025
Dita Botërore e HIV/AIDS, ndërtesa e IKSHP-së ndriçohet me dritë të kuqe
December 1, 2025
Konfiskohet një pistoletë dhe një veturë pa regjistrim në Ferizaj
December 1, 2025
KFOR vazhdon patrullimin në veriun e Kosovës
December 1, 2025
Rutte vlerëson kontributin e Zvicrës në misionin e NATO-s në Kosovë
December 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Joseph: Kosova si model për paqen në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Joseph: Kosova si model për paqen në Ukrainë
Lajme

Joseph: Kosova si model për paqen në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2025/12/02 at 12:12 AM
Kosova Times Published December 1, 2025
Share
SHARE

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, propozon një qasje strategjike për të arritur paqe në Ukrainë, duke u bazuar në modelin e Kosovës.

 

Ai e ka trajtuar këtë ide edhe në një analizë të publikuar në revistën akademike SAIS Review of International Affairs.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Joseph shpjegon se zbatimi i parimeve të Rezolutës 1244 në Donbas – administrimi ndërkombëtar, vendosja e trupave paqeruajtëse dhe shtyrja e çështjes së sovranitetit për më vonë – mund t’i ofrojë Ukrainës garanci sigurie pa pasur nevojë të pranojë aneksimin rus të rajonit.

“Gjëja më e rëndësishme dhe më interesante e përdorimit të modelit të Kosovës në Donbas – pra në Ukrainë – për të arritur një armëpushim, është se presidenti rus [Vladimir] Putin e mbështet atë. Kjo është pika fillestare, por jo e vetmja. Putin, për më shumë se dy dekada, ka insistuar se duhet të respektohet Rezoluta 1244. [v.j. Me këtë rezolutë të vitit 1999 është urdhëruar tërheqja e trupave të Republikës Federale të Jugosllavisë nga Kosova dhe vendosja e Kosovës nën administrimin e Kombeve të Bashkuara]. Putin, gjithashtu, ka përsëritur vazhdimisht se Kosova dhe Ukraina janë e njëjta gjë. Ideja e përdorimit të një modeli është krejtësisht e përshtatshme. Administrata amerikane po merr elemente nga plani për Gazën. Por, unë mendoj se modeli i Kosovës është shumë më relevant se ai i Gazës. Modelin e Kosovës edhe vetë Putin e di shumë mirë”, thotë mes tjerash Edward P. Joseph.

Joseph vlerëson gjithashtu përpjekjet e administratës Trump, duke theksuar se ajo ka vënë në qendër arritjen e paqes në Ukrainë dhe ka sjellë dinamikë të re në procesin e negociatave.

“Tani, gjëja pozitive – dhe presidentit Trump duhet t’i jepen merita për këtë – është se ai, ndryshe nga [paraardhësi i tij, Joe] Biden, i jep përparësi arritjes së paqes. Kjo është një gjë e mirë dhe ka sjellë një dinamikë të re. Ka krijuar ndjesinë se e gjithë kjo ka të bëjë me përfundimin e luftës. Nuk ka të bëjë me mposhtjen e Rusisë apo me dhënien e ndonjë mesazhi për rendin global…”, deklaron Joseph në intervistën e dhënë për REL.

You Might Also Like

Dita Botërore e HIV/AIDS, ndërtesa e IKSHP-së ndriçohet me dritë të kuqe

Konfiskohet një pistoletë dhe një veturë pa regjistrim në Ferizaj

KFOR vazhdon patrullimin në veriun e Kosovës

Rutte vlerëson kontributin e Zvicrës në misionin e NATO-s në Kosovë

Pas shpalljes nënkampion bote Islam Selmani pritet nga ministri Çeku

Kosova Times December 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA-ja akuzon iranianë për hakimin e fushatës së Trumpit

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
Thyhet zyra e shoqatës Sindikale të MPJ-së, ShSAShJ akuzon menaxhmentin e MPJD-së
Nga zjarri në kazermën në Armeni vdiqën 15 rekrutë
Ministri Sveçla publikon pamjet e sulmit ndaj dy qytetarëve në Mitrovicë të Veriut
Peci: Brenda 2 javësh hapet aplikimi për subvencione
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?