Policia e Kosovës njofton ka shpërndarë 41 vetura të reja për njësitë patrulluese, në kuadër të rritjes së kapaciteteve logjistike dhe përmirësimit të efikasitetit në terren.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka dorëzuar 35 vetura limuzinë – përfshirë edhe modele hibride, dhe 6 xhipa, të cilat do të shfrytëzohen nga njësitë patrulluese në të gjitha drejtoritë rajonale.

Sipas menaxhmentit, pajisja me automjete të reja do të ndihmojë në zbatimin e Planit Zhvillimor Strategjik dhe në forcimin e qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve, duke e bërë reagimin policor më të shpejtë dhe më efikas.