Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka deklaruar se nuk ka konsensus brenda Aleancës për anëtarësimin e Ukrainës,
Rutte më tej shoi se parimet e Traktatit të Uashingtonit të vitit 1949 mbeten të vlefshme, sipas të cilave çdo shtet evropian që ndan vlerat e aleancës mund të bëhet anëtar.
“Sa i përket çështjes konkrete të anëtarësimit të Ukrainës në NATO, mendoj se është e rëndësishme të ndajmë parimin nga praktika. Situata praktike është se, siç e dini, anëtarësimi i Ukrainës në NATO kërkon konsensusin e të gjithë aleatëve. Dhe aktualisht, siç e dini, nuk ka konsensus për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Sa i përket parimit, ai bazohet në Traktatin e Uashingtonit të vitit 1949, dhe ky Traktat mbetet ende në fuqi, ashtu si edhe vendimet që kemi marrë në Samitin e Uashingtonit 2024,” tha Rutte të martën në një konferencë për media në Bruksel, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi të ardhmen e Ukrainës në Aleancë, raporton agjencia e lajmeve e Ukrainës, Interfax.
Neni 10 i Traktatit të Uashingtonit përcakton se “palët, me pëlqim unanim, mund të ftojnë çdo shtet tjetër evropian që është në gjendje të promovojë parimet e këtij traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut, t’i bashkohet këtij traktati”.



