Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku përkujton heroin e Kosovës, Ismet Rrahmani

Abdixhiku përkujton heroin e Kosovës, Ismet Rrahmani

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Ismet Rrahmani, i cili 28 vite më parë ra në altarin e lirisë.

“Sakrifica e tij dhe e gjithë brezit të luftëtarëve të lirisë është dëshmi e përjetshme e dashurisë për atdheun dhe e vendosmërisë së palëkundur për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Ismet Rrahmani është pjesë e lavdisë sonë kombëtare. Vepra dhe sakrifica e tij mbeten të gdhendura në kujtesën e Kosovës dhe do të jenë udhërrëfyes për brezat që vijnë. Përballë kësaj sakrifice, ne kemi jo vetëm mirënjohje, por edhe përgjegjësi për ta çuar përpara idealin për të cilin ai dhe bashkëluftëtarët e tij dhanë jetën: një Kosovë të zhvilluar e demokratike. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Ismet Rrahmani! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram