Friday, February 20, 2026
HomeEkonomiASK: Rriten çmimet e inputeve në bujqësi

ASK: Rriten çmimet e inputeve në bujqësi

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi për periudhën 2020–2025, duke evidentuar rritje të përgjithshme të kostove në sektorin bujqësor.

Sipas të dhënave, në vitin 2025 indeksi vjetor i çmimeve të inputeve në bujqësi është rritur për 1,1% për Input 1, krahasuar me vitin 2024. Ndërkohë, indeksi i çmimeve për Input 2 ka shënuar rritje prej 2,4%. Si rezultat, indeksi i përgjithshëm i inputeve (Input 1 + Input 2) në vitin 2025 është rritur për 1,7% krahasuar me një vit më parë.

Krahasimi afatgjatë tregon një rritje dukshëm më të lartë të çmimeve. Në vitin 2025, krahasuar me vitin 2020, indeksi i çmimeve është rritur për 28,5% për Input 1 dhe 59,5% për Input 2. Ndërsa indeksi i përgjithshëm i inputeve ka shënuar rritje prej 42,0% gjatë kësaj periudhe pesëvjeçare.

Publikimi bazohet në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë, ku të dhënat janë mbledhur në barnatore bujqësore, farmaci veterinare, kompani, tregje dhe vende të tjera ku këto produkte janë në dispozicion.

Produktet që përbëjnë bazën e indeksit ndahen në dy grupe kryesore: mallrat dhe shërbimet që konsumohen aktualisht në bujqësi (Input 1) dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet bujqësore (Input 2).

Në kuadër të Input 1 përfshihen farërat dhe materiali mbjellës, energjia dhe vajrat, plehrat dhe përmirësuesit e tokës, produktet për mbrojtjen e bimëve dhe pesticidet, shpenzimet veterinare, ushqimi për kafshë, mirëmbajtja e pajisjeve dhe ndërtesave, si dhe mallra e shërbime të tjera.

Ndërsa tek Input 2 përfshihen materialet për investime si makineritë dhe pajisjet e tjera, ndërtesat, përfshirë ndërtesat jo-rezidente të fermës, si dhe punë të tjera që lidhen me zhvillimin e infrastrukturës bujqësore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments