Friday, February 20, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Me buxhetin e 2026-s rritet mbështetja për shumë fusha

Kurti: Me buxhetin e 2026-s rritet mbështetja për shumë fusha

“Buxheti i miratuar sot, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro, parasheh 867 milionë euro për komunat; përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik; përmban ndryshimin e nevojshëm që mundëson dyfishimin e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para; si dhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, derisa të miratojmë Ligjin e ri për Tatimin në Pronë, në konsultim me komunat e vendit tonë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Kurti ka thënë se me këtë buxhet do të rritet edhe mbështetja për barnat esenciale, sektorin privat dhe fusha të tjera.

“Me të rritet mbështetja për barna esenciale, për kulturën dhe për sportin. Rritet edhe mbështetja për ndërmarrësit në sektorin privat dhe për bujqit, si dhe për investime në infrastrukturë publike”, ka shkruar tutje Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e buxhetit për vitin 2026.

“Buxheti i miratuar sot, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro, parasheh 867 milionë euro për komunat; përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik; përmban ndryshimin e nevojshëm që mundëson dyfishimin e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para; si dhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, derisa të miratojmë Ligjin e ri për Tatimin në Pronë, në konsultim me komunat e vendit tonë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Kurti ka thënë se me këtë buxhet do të rritet edhe mbështetja për barnat esenciale, sektorin privat dhe fusha të tjera.

“Me të rritet mbështetja për barna esenciale, për kulturën dhe për sportin. Rritet edhe mbështetja për ndërmarrësit në sektorin privat dhe për bujqit, si dhe për investime në infrastrukturë publike”, ka shkruar tutje Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments