{"id":12793,"date":"2026-04-30T18:14:00","date_gmt":"2026-04-30T16:14:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kosovatimes.info\/?p=12793"},"modified":"2026-04-30T20:07:27","modified_gmt":"2026-04-30T18:07:27","slug":"ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/","title":{"rendered":"IKD publikon pasqyrimin rajonal p\u00ebr Grupkapitullin 1 t\u00eb BE-s\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p><a target=\"_blank\" href=\"https:\/\/www.linkedin.com\/shareArticle?mini=true&amp;url=https%3A%2F%2Fwww.rtklive.com%2Fsq%2Fnews-single.php%3FID%3D723578\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><\/h2>\n\n\n\n<p><strong>Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), n\u00eb partneritet me Qendr\u00ebn p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes (CSDG) dhe Qendr\u00ebn p\u00ebr Gazetari Hulumtuese (SCOOP Macedonia), me mb\u00ebshtetjen e Fondit i Ballkanit Per\u00ebndimor (WBF), mbajti sot nj\u00eb tryez\u00eb diskutimi, ku publikoi p\u00ebrmbledhjen \u201cPasqyrim rajonal: Ku q\u00ebndron rajoni n\u00eb Grupkapitullin 1 t\u00eb BE &#8211; Parimet Themelore?\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, Ministria p\u00ebr Digjitalizim dhe Administrat\u00eb Publike, K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs,, Zyra e Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, Ambasada e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Holand\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Misioni i Kombeve t\u00eb Bashkuara (UNMIK), Misioni i OSBE n\u00eb Kosov\u00eb dhe shoq\u00ebria civile.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht, u dha nj\u00eb fjal\u00eb rasti p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tri organizatave partnere, Ehat Miftaraj \u2013 drejtor ekzekutiv i IKD, Arjan Dyrmishi \u2013 drejtor ekzekutiv i CSDG dhe Goran Levkok, drejtor i SCOOP Macedonia.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, prezantimi i pasqyrimit u b\u00eb nga hulumtuesi i lart\u00eb n\u00eb IKD, Qemajl Marmullakaj, i cili theksoi se Kosova mbetet prapa vendeve t\u00eb rajonit n\u00eb zbatimin e Planit t\u00eb Rritjes s\u00eb BE-s\u00eb, me rreth 1.5 vite vones\u00eb dhe n\u00eb faz\u00eb shum\u00eb fillestare t\u00eb procesit t\u00eb zbatimit t\u00eb tije. Ai, po ashtu n\u00ebnvizoi se integrimi evropian nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm proces formal, por test i funksionimit t\u00eb shtetit, ku progresi duhet t\u00eb matet me zbatim konkret t\u00eb reformave dhe jo vet\u00ebm me hartim t\u00eb politikave. Sipas tij, Shqip\u00ebria mbetet m\u00eb e avancuara n\u00eb rajon, Maqedonia e Veriut n\u00eb nivel t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, nd\u00ebrsa Kosova vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me sfida strukturore n\u00eb sundimin e ligjit dhe funksionimin institucional. Marmullakaj shtoi se fokus duhet t\u00eb jet\u00eb depolitizimi i institucioneve, rritja e llogaridh\u00ebnies dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i koordinimit institucional, duke theksuar se, pavar\u00ebsisht sfidave, procesi i integrimit mbetet shtyt\u00ebs ky\u00e7 i reformave n\u00eb rajon.<\/p>\n\n\n\n<p>Marmullakaj, po ashtu theksoi se p\u00ebr shkak se Kosova \u00ebsht\u00eb m\u00eb prapa se vendet e rajonit n\u00eb procesin e integrimit dhe p\u00ebr shkak se nuk njihet nga pes\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb BE, Kosova e ka t\u00eb pamundur t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb agjenci t\u00eb specializuara t\u00eb BE-s\u00eb, ku shk\u00ebmbehen informata dhe p\u00ebrvoja n\u00eb zbatimin e elementeve t\u00eb ndryshme q\u00eb bien n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Grupkapitujve 1. Si rrjedhoj\u00eb kjo e v\u00ebshtir\u00ebson pun\u00ebn e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe rrjedhimisht edhe zbatimin e disa prej kritereve q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb Grupkapitujve n\u00eb procesin e integrimit evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>Arlinda Krasniqi, udh\u00ebheq\u00ebse e Zyr\u00ebs p\u00ebr Integrime Evropiane n\u00eb K\u00ebshillin Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, tha se gjat\u00eb vitit 2025 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar rritje e numrit t\u00eb rasteve t\u00eb zgjidhura t\u00eb korrupsionit t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb krahasuar me vitin 2023. Ajo b\u00ebri t\u00eb ditur se KGJK-ja ka punuar vazhdimisht n\u00eb zbatimin e rekomandimeve q\u00eb dalin nga raportet e vendit dhe mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke investuar n\u00eb ngritjen e kapaciteteve t\u00eb Departamentit Special p\u00ebrmes shtimit t\u00eb numrit t\u00eb gjyqtar\u00ebve, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve profesional dhe stafit mb\u00ebshtet\u00ebs. Krasniqi shtoi se KGJK-ja \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb rritjen e efikasitetit t\u00eb gjykatave, transparenc\u00ebs institucionale dhe funksionalizimin e administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore, duke theksuar se reformat n\u00eb drejt\u00ebsi jan\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkon angazhim afatgjat\u00eb dhe qasje sistematike.<\/p>\n\n\n\n<p>Gresa Selimi-Bytyqi, udh\u00ebheq\u00ebse e Divizionit p\u00ebr Gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb Drejtat Themelore n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministrit, theksoi rolin koordinues t\u00eb k\u00ebtij institucioni n\u00eb zbatimin e reformave n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit evropian. Ajo b\u00ebri t\u00eb ditur se pas ratifikimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr Planin e Rritjes jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr intensifikimin e pun\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb themelimin e strukturave p\u00ebr koordinim dhe menaxhim t\u00eb k\u00ebtij procesi. Megjithat\u00eb, Selimi-Bytyqi vuri n\u00eb pah sfidat q\u00eb lidhen me situat\u00ebn politike, duke theksuar rrezikun e vonesave n\u00eb miratimin dhe zbatimin e reformave legjislative, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrfundimin e faz\u00ebs fillestare. Ajo shtoi se disa reforma, si Strategjia Kund\u00ebr Korrupsionit dhe ajo Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar, nuk varen drejtp\u00ebrdrejt nga Kuvendi dhe jan\u00eb duke u trajtuar me prioritet nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, pavar\u00ebsisht sfidave.<\/p>\n\n\n\n<p>Edmir Sejdiu, ushtrues detyre i drejtorit t\u00eb Departamentit p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Administrat\u00ebn Publike n\u00eb Ministrin\u00eb p\u00ebr Digjitalizim dhe Administrat\u00eb Publike, tha se institucionet jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr vonesat n\u00eb miratimin e Planit t\u00eb Rritjes, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj kan\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrmbushin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb obligimeve t\u00eb tyre. Ai b\u00ebri t\u00eb ditur se m\u00eb 16 prill 2026 \u00ebsht\u00eb realizuar depozitimi i par\u00eb i mjeteve n\u00eb vler\u00eb prej 61.8 milion\u00eb euro, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb tregues t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm t\u00eb progresit, ndon\u00ebse jo n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me planifikimet fillestare. Sipas tij, pavar\u00ebsisht sfidave, p\u00ebrfshir\u00eb proceset zgjedhore gjat\u00eb vitit 2025 dhe vonesat n\u00eb Kuvend, administrata ka arritur t\u00eb avancoj\u00eb n\u00eb zbatimin e disa reformave dhe t\u00eb siguroj\u00eb p\u00ebrfitime konkrete nga ky proces.<\/p>\n\n\n\n<p>Alfons Benjamin Lentze, zyrtar p\u00ebr politika n\u00eb Zyr\u00ebn e Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, tha se Bashkimi Evropian ka interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, duke n\u00ebnvizuar se Plani i Rritjes dhe mb\u00ebshtetja financiare k\u00ebrkojn\u00eb kapacitete p\u00ebr absorbim dhe zbatim efektiv t\u00eb reformave. Ai theksoi se progresi n\u00eb fusha si sundimi i ligjit, arsimi, energjia dhe sh\u00ebndet\u00ebsia \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, duke shtuar se procesi i integrimit evropian nuk kufizohet n\u00eb hartimin e ligjeve dhe strategjive, por k\u00ebrkon zbatim konkret, monitorim dhe llogaridh\u00ebnie. Sipas tij, obligimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces jan\u00eb t\u00eb dyanshme dhe k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga institucionet dhe udh\u00ebheq\u00ebsit. Benjamin-Lentze ngriti shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr papun\u00ebsin\u00eb e t\u00eb rinjve dhe rrezikun e migrimit, duke theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr politika q\u00eb krijojn\u00eb perspektiv\u00eb ekonomike dhe sociale. Ai shtoi se dialogu dhe angazhimi i lidershipit politik me publikun duhet t\u00eb forcohen, nd\u00ebrsa theksoi se raporti i IKD-s\u00eb paraqet nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb situat\u00ebs, por se procesi i reformave mbetet i vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb diskutimit n\u00eb lidhje me sundimin e ligjit, Miftaraj mes tjerash tha se zhvillimet e fundit n\u00eb vend prekin drejtp\u00ebrdrejt themelet e sundimit t\u00eb ligjit, duke p\u00ebrmendur zvarritjen e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kryesuesit t\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shkarkimin e Komisionit p\u00ebr Provimin e Jurisprudenc\u00ebs. Sipas tij, p\u00ebrmbushja e kritereve t\u00eb Bashkimit Evropian nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrfitime financiare, por duhet t\u00eb reflektohet n\u00eb ndryshimin e qasjes dhe t\u00eb sjelljes institucionale. Miftaraj ngriti shqet\u00ebsime p\u00ebr nd\u00ebrhyrje politike n\u00eb procese t\u00eb pavarura, duke theksuar se raste t\u00eb tilla tregojn\u00eb se vendi mbetet larg standardeve dhe vlerave evropiane. Ai shtoi se k\u00ebto zhvillime ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb funksionimin e institucioneve dhe cenojn\u00eb parimet e qeverisjes s\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n\n\n\n<p>Arben Hajredini nga sektori i mediave t\u00eb OSBE, ngriti shqet\u00ebsime lidhur me proceset e fundit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Bordit t\u00eb Radiotelevizionit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur p\u00ebr Media, duke theksuar se sipas gjetjeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, k\u00ebto procese nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe rregullat n\u00eb fuqi. Ai shtoi se k\u00ebto zhvillime kan\u00eb l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar dhe ndikojn\u00eb n\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Andrea Lako nga Misioni i Kombeve t\u00eb Bashkuara theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb integrimit evropian p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, duke vler\u00ebsuar se ky proces ka qen\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm ky\u00e7 p\u00ebr zhvillimin demokratik n\u00eb rajon. Duke folur n\u00eb cil\u00ebsi personale, ai u shpreh se Bashkimi Evropian mbetet mekanizmi i vet\u00ebm q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb matsh\u00ebm progresin demokratik n\u00eb k\u00ebto vende, duke shtuar se pa k\u00ebt\u00eb proces, zhvillimi institucional do t\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb i kufizuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Selvije Elezaj nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb tha se pavar\u00ebsisht angazhimit intensiv t\u00eb institucioneve n\u00eb hartimin e politikave dhe legjislacionit, rezultatet nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nivelin e synuar. Ajo u pajtua me gjetjet e IKD-s\u00eb se mungesa e funksionalitetit t\u00eb Kuvendit gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar ka ndikuar negativisht n\u00eb procesin e reformave, duke p\u00ebrfshir\u00eb hartimin dhe zbatimin e politikave. Znj. Elezaj p\u00ebrmendi disa arritje konkrete, si hyrja n\u00eb fuqi e Ligjit p\u00ebr Konfliktet Administrative dhe funksionalizimi i Gjykat\u00ebs Administrative, si dhe hartimin e dokumenteve strategjike n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit, duke theksuar se zbatimi i tyre ka hasur n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Venera Ramaj, zyrtare e lart\u00eb p\u00ebr sundimin e ligjit n\u00eb Ambasad\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Holand\u00ebs, theksoi se procesi i integrimit evropian \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsisht transformues dhe k\u00ebrkon p\u00ebrtej ndryshimeve formale ligjore, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. Ajo identifikoi tri sfida kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces: munges\u00ebn e integritetit institucional, vullnetit politik dhe kapaciteteve njer\u00ebzore. Gjithashtu, ajo n\u00ebnvizoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rolit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb komunikimin e drejt\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb integrimit evropian dhe nevoj\u00ebn q\u00eb diskutimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb afrohen m\u00eb shum\u00eb me qytetar\u00ebt, duke adresuar keqkuptimet ekzistuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga p\u00ebrfundim t\u00eb konferenc\u00ebs u konfirmua se, p\u00ebrkund\u00ebr niveleve t\u00eb ndryshme t\u00eb progresit formal, sfida kryesore p\u00ebr vendet e rajonit mbetet sigurimi i rezultateve konkrete dhe i q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb reformave n\u00eb praktik\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim koordinimit institucional, nd\u00ebrtimit t\u00eb konsensusit politik dhe rolit aktiv t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb mbajtjen e institucioneve llogaridh\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Po ashtu, u n\u00ebnvizua se bashk\u00ebpunimi rajonal dhe shk\u00ebmbimi i p\u00ebrvojave jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar progresin, duke m\u00ebsuar si nga sukseset, ashtu edhe nga d\u00ebshtimet e vendeve t\u00eb tjera. N\u00eb thelb, ky pasqyrim rajonal nuk synon vet\u00ebm t\u00eb tregoj\u00eb se ku ndodhemi, por t\u00eb nxis\u00eb nj\u00eb ndryshim n\u00eb qasje nga fokusimi n\u00eb harmonizim formale drejt prodhimit t\u00eb rezultateve t\u00eb matshme dhe funksionimit real t\u00eb institucioneve, si kusht thelb\u00ebsor p\u00ebr avancim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb procesin e integrimit evropian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), n\u00eb partneritet me Qendr\u00ebn p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes (CSDG) dhe Qendr\u00ebn p\u00ebr Gazetari Hulumtuese (SCOOP Macedonia), me mb\u00ebshtetjen e Fondit i Ballkanit Per\u00ebndimor (WBF), mbajti sot nj\u00eb tryez\u00eb diskutimi, ku publikoi p\u00ebrmbledhjen \u201cPasqyrim rajonal: Ku q\u00ebndron rajoni n\u00eb Grupkapitullin 1 t\u00eb BE &#8211; Parimet Themelore?\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":12794,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[31,30],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12793","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kosove","8":"category-lajme"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>IKD publikon pasqyrimin rajonal p\u00ebr Grupkapitullin 1 t\u00eb BE-s\u00eb - Kosova Times<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"IKD publikon pasqyrimin rajonal p\u00ebr Grupkapitullin 1 t\u00eb BE-s\u00eb - Kosova Times\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), n\u00eb partneritet me Qendr\u00ebn p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes (CSDG) dhe Qendr\u00ebn p\u00ebr Gazetari Hulumtuese (SCOOP Macedonia), me mb\u00ebshtetjen e Fondit i Ballkanit Per\u00ebndimor (WBF), mbajti sot nj\u00eb tryez\u00eb diskutimi, ku publikoi p\u00ebrmbledhjen \u201cPasqyrim rajonal: Ku q\u00ebndron rajoni n\u00eb Grupkapitullin 1 t\u00eb BE &#8211; Parimet Themelore?\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kosova Times\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-04-30T16:14:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-04-30T18:07:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IKD-2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"i l\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"i l\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"i l\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\"},\"headline\":\"IKD publikon pasqyrimin rajonal p\u00ebr Grupkapitullin 1 t\u00eb BE-s\u00eb\",\"datePublished\":\"2026-04-30T16:14:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-04-30T18:07:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/\"},\"wordCount\":1758,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/04\\\/IKD-2.jpg\",\"articleSection\":[\"Kosov\u00eb\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/\",\"name\":\"IKD publikon pasqyrimin rajonal p\u00ebr Grupkapitullin 1 t\u00eb BE-s\u00eb - Kosova Times\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/04\\\/IKD-2.jpg\",\"datePublished\":\"2026-04-30T16:14:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-04-30T18:07:27+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/04\\\/IKD-2.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/04\\\/IKD-2.jpg\",\"width\":780,\"height\":500},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/30\\\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"IKD publikon pasqyrimin rajonal p\u00ebr Grupkapitullin 1 t\u00eb BE-s\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/\",\"name\":\"Kosova Times\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\",\"name\":\"i l\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"i l\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/author\\\/iliri\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"IKD publikon pasqyrimin rajonal p\u00ebr Grupkapitullin 1 t\u00eb BE-s\u00eb - Kosova Times","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"IKD publikon pasqyrimin rajonal p\u00ebr Grupkapitullin 1 t\u00eb BE-s\u00eb - Kosova Times","og_description":"Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), n\u00eb partneritet me Qendr\u00ebn p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes (CSDG) dhe Qendr\u00ebn p\u00ebr Gazetari Hulumtuese (SCOOP Macedonia), me mb\u00ebshtetjen e Fondit i Ballkanit Per\u00ebndimor (WBF), mbajti sot nj\u00eb tryez\u00eb diskutimi, ku publikoi p\u00ebrmbledhjen \u201cPasqyrim rajonal: Ku q\u00ebndron rajoni n\u00eb Grupkapitullin 1 t\u00eb BE &#8211; Parimet Themelore?\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/","og_site_name":"Kosova Times","article_published_time":"2026-04-30T16:14:00+00:00","article_modified_time":"2026-04-30T18:07:27+00:00","og_image":[{"width":780,"height":500,"url":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IKD-2.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"i l","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"i l","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/"},"author":{"name":"i l","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915"},"headline":"IKD publikon pasqyrimin rajonal p\u00ebr Grupkapitullin 1 t\u00eb BE-s\u00eb","datePublished":"2026-04-30T16:14:00+00:00","dateModified":"2026-04-30T18:07:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/"},"wordCount":1758,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IKD-2.jpg","articleSection":["Kosov\u00eb","Lajme"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/","name":"IKD publikon pasqyrimin rajonal p\u00ebr Grupkapitullin 1 t\u00eb BE-s\u00eb - Kosova Times","isPartOf":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IKD-2.jpg","datePublished":"2026-04-30T16:14:00+00:00","dateModified":"2026-04-30T18:07:27+00:00","author":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/#primaryimage","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IKD-2.jpg","contentUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IKD-2.jpg","width":780,"height":500},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/04\/30\/ikd-publikon-pasqyrimin-rajonal-per-grupkapitullin-1-te-be-se\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/kosovatimes.info\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"IKD publikon pasqyrimin rajonal p\u00ebr Grupkapitullin 1 t\u00eb BE-s\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#website","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/","name":"Kosova Times","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/kosovatimes.info\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915","name":"i l","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","caption":"i l"},"url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/author\/iliri\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12793","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12793"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12793\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12795,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12793\/revisions\/12795"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12794"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12793"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12793"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12793"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}