{"id":13222,"date":"2026-05-03T12:38:00","date_gmt":"2026-05-03T10:38:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kosovatimes.info\/?p=13222"},"modified":"2026-05-03T13:28:55","modified_gmt":"2026-05-03T11:28:55","slug":"kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/","title":{"rendered":"Kosova ndjek SHBA-n\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>REL<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb Gaz\u00eb &#8211; nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe m\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme n\u00eb bot\u00eb &#8211; Kosova po hyn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision nd\u00ebrkomb\u00ebtar stabilizues, t\u00eb mandatuar nga Kombet e Bashkuara.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ushtar\u00ebt e saj po vendosen n\u00eb nj\u00eb terren, ku kufiri mes kontrollit dhe kaosit \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Kosova afrohet m\u00eb shum\u00eb me sken\u00ebn globale, por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe me rreziqet q\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Forca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Stabilizuese (ISF) buron nga nj\u00eb plan 20-pik\u00ebsh i presidentit amerikan, Donald Trump, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs s\u00eb Izraelit n\u00eb Gaz\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo parashihet si nj\u00eb forc\u00eb shum\u00ebkomb\u00ebshe, q\u00eb do t\u00eb vendoset n\u00eb k\u00ebt\u00eb enklav\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajnuar policin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb sigurimin e kufijve dhe ruajtjen e rendit, si dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur \u00e7militarizimin e territorit nga Hamasi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky grup palestinez, i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi t\u00eb tjera, kontrollon Gaz\u00ebn q\u00eb nga viti 2006 dhe e ndezi luft\u00ebn me sulmin e tij masiv n\u00eb territorin izraelit n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai sinjalizon gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga qeverisja e Gaz\u00ebs, por jo edhe nga arm\u00ebt, nd\u00ebrsa Trump e mban t\u00eb prer\u00eb q\u00ebndrimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse [Hamasi] nuk e b\u00ebn at\u00eb q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb, n\u00ebse nuk sillet si\u00e7 duhet, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb problem t\u00eb madh &#8211; nj\u00eb problem v\u00ebrtet t\u00eb madh, q\u00eb nuk e ka p\u00ebrjetuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb zotuar presidenti amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrb\u00ebrja e Forc\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Stabilizuese nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar ende plot\u00ebsisht, por, sipas Rezolut\u00ebs 2803 t\u00eb OKB-s\u00eb, ajo pritet t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb koordinim me Izraelin dhe Egjiptin, si dhe me nj\u00eb forc\u00eb policore palestineze t\u00eb trajnuar rishtas.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti &#8211; tani n\u00eb detyr\u00eb \u2013 njoftoi qysh n\u00eb fund t\u00eb janarit se Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Forc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Stabilizuese p\u00ebr Gaz\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb pak se tre muaj m\u00eb von\u00eb, Kuvendi i Kosov\u00ebs e miratoi d\u00ebrgimin e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb konflikti dhe, fundjav\u00ebn e kaluar, u b\u00eb e ditur se nj\u00eb ekip ushtar\u00ebsh \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar tashm\u00eb atje, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e vendit ku do t\u00eb veproj\u00eb si pjes\u00eb e misionit paqeruajt\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ministri i Mbrojtjes i Kosov\u00ebs, Ejup Maqedonci, tani n\u00eb detyr\u00eb, e paraqet k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb moment kthese p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb misioni t\u00eb mandatuar nga OKB-ja. Kjo tregon edhe besimin q\u00eb kan\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb n\u00eb kapacitetet tona ushtarake, p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me ndjeshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Lindja e Mesme\u201d, thot\u00eb Maqedonci p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfshirja e FSK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme.<\/p>\n\n\n\n<p>Maqedonci shpjegon se q\u00eb nga fundi i vitit t\u00eb kaluar, Kosova ka qen\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr krijimin e nj\u00eb force nd\u00ebrkomb\u00ebtare stabilizuese, n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me Shtetet e Bashkuara. Madje, nj\u00eb oficer amerikan nd\u00ebrlidh\u00ebs \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb FSK.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPra, shkuarja e ekipit ton\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e n\u00eb ve\u00e7anti me komand\u00ebn e Forc\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Stabilizuese, e cila do ta drejtoj\u00eb gjith\u00eb operacionin n\u00eb Lindjen e Mesme\u201d, thekson ministri.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas planeve, ekipi i Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr verifikim t\u00eb gjendjes do t\u00eb q\u00ebndronte disa dit\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb dhe m\u00eb pas do t\u00eb hartonte nj\u00eb raport. Nuk \u00ebsht\u00eb ende e qart\u00eb se kur do t\u00eb dislokohen kontingjentet e para, por, sipas disa raportimeve, kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb muajin maj.<\/p>\n\n\n\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb k\u00ebrkoi konfirmim nga Departamenti i Luft\u00ebs n\u00eb SHBA, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n\n\n\n<p>Maqedonci, p\u00ebr arsye sigurie, thot\u00eb se nuk mund t\u00eb jap\u00eb shum\u00eb detaje, por konfirmon se kontingjenti i par\u00eb kosovar do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga 22 pjes\u00ebtar\u00eb. Sipas tij, ata do t\u2019i n\u00ebnshtrohen rotacionit deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027, kur edhe pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb misioni i Forc\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Stabilizuese.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNormalisht, ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr rreziqet me t\u00eb cilat mund t\u00eb ballafaqohet kontingjenti yn\u00eb, por po b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb mundur p\u00ebr t\u2019i zbutur k\u00ebto rreziqe, p\u00ebr t\u00eb krijuar kushte logjistike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kontingjenti i FSK-s\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Forc\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Stabilizuese t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb performoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale dhe t\u00eb ofroj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr Gaz\u00ebn\u201d, thot\u00eb Maqedonci.<\/p>\n\n\n\n<p>Khaled Elgindy, ekspert i Lindjes s\u00eb Mesme, argumenton se n\u00eb nj\u00eb konflikt si Gaza &#8211; i rr\u00ebnjosur n\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrplasjesh dhe luft\u00ebrash t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura &#8211; Forca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Stabilizuese p\u00ebrballet me dy rreziqe kryesore: t\u00eb p\u00ebrfshihet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb luftime, ose t\u00eb p\u00ebrdoret &#8211; p\u00ebr shkak t\u00eb pabarazis\u00eb s\u00eb theksuar t\u00eb fuqis\u00eb &#8211; si mjet p\u00ebr t\u00eb avancuar agjend\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb Izraelit, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb realisht palestinez\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAjo nuk mund t\u00eb ndahet nga konteksti politik. Hamasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje rezistence dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb mos i dor\u00ebzoj\u00eb t\u00eb gjitha arm\u00ebt. Popullsia, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e cenueshme. Kemi par\u00eb se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ushtria izraelite n\u00eb Gaz\u00eb &#8211; at\u00eb q\u00eb shum\u00eb ekspert\u00eb e konsiderojn\u00eb gjenocid. Prandaj, si mund t\u00eb veprohet n\u00eb nj\u00eb mjedis, ku nj\u00eb l\u00ebvizje ushtarake si Hamasi, ashtu edhe popullsia, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, besojn\u00eb se po p\u00ebrballen me nj\u00eb rrezik ekzistencial?\u201d, thot\u00eb Elgindy p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Charles Kupchan, nga K\u00ebshilli p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb n\u00eb Uashington, vler\u00ebson se misioni i Forc\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Stabilizuese mbetet ende \u201ci pap\u00ebrcaktuar\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij, nuk dihet qart\u00eb se \u00e7far\u00eb roli do t\u00eb ken\u00eb trupat dhe n\u00ebse ato do t\u00eb angazhohen edhe n\u00eb \u00e7armatosjen me forc\u00eb t\u00eb Hamasit &#8211; nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ai, mund t\u2019i ekspozoj\u00eb seriozisht ndaj rrezikut n\u00eb terren.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr Kosov\u00ebn, Kupchan e minimizon rrezikun, duke e p\u00ebrshkruar misionin e saj si t\u00eb kufizuar n\u00eb p\u00ebrmasa dhe kryesisht simbolik.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDo t\u00eb thosha se nuk ka shum\u00eb rreziqe serioze, p\u00ebrve\u00e7 mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb ndonj\u00eb ushtar t\u00eb l\u00ebndohet ose t\u00eb vritet gjat\u00eb misionit, si dhe mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb reagimi politik kund\u00ebr k\u00ebtij angazhimi. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut me rrezik t\u00eb ul\u00ebt\u201d, thot\u00eb Kupchan p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Kosov\u00ebs, edhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb zotuar t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb trupa n\u00eb Gaz\u00eb, s\u00eb bashku me vende si Turqia, Indonezia, Maroku, Kazakistani dhe Azerbajxhani.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjenerali amerikan, Jasper Jeffers, i caktuar n\u00eb krye t\u00eb Forc\u00ebs Stabilizuese, ka deklaruar se ajo pritet t\u00eb num\u00ebroj\u00eb rreth 20.000 ushtar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mandati i saj p\u00ebrfshin edhe mb\u00ebshtetjen e Bordit t\u00eb Paqes n\u00eb monitorimin e arm\u00ebpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij Bordi, pasi ka n\u00ebnshkruar Kart\u00ebn e tij n\u00eb Davos, n\u00eb muajin shkurt, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb struktur\u00ebn e iniciativ\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, marr\u00ebveshja p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bord u ratifikua edhe n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Kupchan e sheh gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim t\u00eb Kosov\u00ebs si investim n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me Shtetet e Bashkuara, e sidomos me administrat\u00ebn e presidentit Donald Trump.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cIdeja \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova po synon t\u00eb tregoj\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aleate besnike, por edhe nj\u00eb aleate aktive &#8211; nj\u00eb vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebj\u00eb sakrifica me gjak dhe me mjete p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. Q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar, por edhe t\u00eb krijoj\u00eb mir\u00ebbesim q\u00eb mund t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, kur ajo t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos n\u00eb proceset e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE apo n\u00eb NATO\u201d, thot\u00eb Kupchan.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shum\u00eb vende evropiane kan\u00eb hezituar t\u00eb p\u00ebrfshihen drejtp\u00ebrdrejt, angazhimi i Kosov\u00ebs n\u00eb Gaz\u00eb shihet si nj\u00eb rreshtim i qart\u00eb me SHBA-n\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, Kupchan e relativizon k\u00ebt\u00eb qasje, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl, ajo \u00ebsht\u00eb kryesisht pragmatike.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebngul se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mision paqeruajt\u00ebs me p\u00ebrfitim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, apo p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb \u201cwin-win\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Elgindy pajtohet se, pavar\u00ebsisht misionit ende t\u00eb paqart\u00eb t\u00eb Forc\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Stabilizuese dhe kontekstit t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb terren, shum\u00eb vende po i bashkohen asaj kryesisht p\u00ebr t\u00eb fituar avantazhe politike n\u00eb raport me Uashingtonin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb rastin e Azerbajxhanit, p\u00ebr shembull, e dim\u00eb se ai ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb af\u00ebrta me Izraelin dhe ushtrin\u00eb izraelite. Pra, secili i ka arsyet dhe interesat e veta, p\u00ebrtej d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr ta par\u00eb Gaz\u00ebn t\u00eb stabilizuar\u201d, vler\u00ebson Elgindy.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai, megjithat\u00eb, paralajm\u00ebron se nismat e tilla kan\u00eb pak gjasa t\u00eb sjellin paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme mes izraelit\u00ebve dhe palestinez\u00ebve, sepse merren vet\u00ebm me menaxhimin e Gaz\u00ebs dhe l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb problemet rr\u00ebnj\u00ebsore mes pal\u00ebve, si: okupimi, vendbanimet dhe shtet\u00ebsia palestineze.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai shton se, p\u00ebr shkak t\u00eb pabarazis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb fuqis\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb plani t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Gaz\u00ebs, Forca Stabilizuese mund t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb m\u00eb shum\u00eb interesave t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Izraelit sesa nj\u00eb paqeje t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pa i adresuar shkaqet rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb konfliktit, \u00e7do mision stabilizues rrezikon t\u00eb mbetet i p\u00ebrkohsh\u00ebm &#8211; ose madje t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e problemit, sipas tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, p\u00ebr presidentin Trump, plani i dakorduar p\u00ebr paqe n\u00eb Gaz\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet nj\u00eb pik\u00eb kthese historike.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJan\u00eb dashur 3.000 vjet p\u00ebr t\u00eb arritur deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, a mund t\u00eb besoni? Dhe, kjo do t\u00eb mbetet k\u00ebshtu\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb tij.Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, sipas ministrit n\u00eb detyr\u00eb, Maqedonci, \u00ebsht\u00eb se, p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl si Kosova, hyrja n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb madh si ai n\u00eb Gaz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje sigurie, por nj\u00eb prov\u00eb e vet\u00eb rolit q\u00eb synon t\u00eb luaj\u00eb Kosova n\u00eb rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>REL N\u00eb Gaz\u00eb &#8211; nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe m\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme n\u00eb bot\u00eb &#8211; Kosova po hyn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision nd\u00ebrkomb\u00ebtar stabilizues, t\u00eb mandatuar nga Kombet e Bashkuara. Ushtar\u00ebt e saj po vendosen n\u00eb nj\u00eb terren, ku kufiri mes kontrollit dhe kaosit \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":13223,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[31,30],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13222","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kosove","8":"category-lajme"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kosova ndjek SHBA-n\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb - Kosova Times<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kosova ndjek SHBA-n\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb - Kosova Times\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"REL N\u00eb Gaz\u00eb &#8211; nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe m\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme n\u00eb bot\u00eb &#8211; Kosova po hyn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision nd\u00ebrkomb\u00ebtar stabilizues, t\u00eb mandatuar nga Kombet e Bashkuara. Ushtar\u00ebt e saj po vendosen n\u00eb nj\u00eb terren, ku kufiri mes kontrollit dhe kaosit \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kosova Times\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-05-03T10:38:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-03T11:28:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Kosova.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"i l\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"i l\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"i l\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\"},\"headline\":\"Kosova ndjek SHBA-n\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb\",\"datePublished\":\"2026-05-03T10:38:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-03T11:28:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/\"},\"wordCount\":1820,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/05\\\/Kosova.jpg\",\"articleSection\":[\"Kosov\u00eb\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/\",\"name\":\"Kosova ndjek SHBA-n\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb - Kosova Times\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/05\\\/Kosova.jpg\",\"datePublished\":\"2026-05-03T10:38:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-03T11:28:55+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/05\\\/Kosova.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/05\\\/Kosova.jpg\",\"width\":780,\"height\":500},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/03\\\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kosova ndjek SHBA-n\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/\",\"name\":\"Kosova Times\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\",\"name\":\"i l\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"i l\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/author\\\/iliri\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kosova ndjek SHBA-n\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb - Kosova Times","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kosova ndjek SHBA-n\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb - Kosova Times","og_description":"REL N\u00eb Gaz\u00eb &#8211; nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe m\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme n\u00eb bot\u00eb &#8211; Kosova po hyn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision nd\u00ebrkomb\u00ebtar stabilizues, t\u00eb mandatuar nga Kombet e Bashkuara. Ushtar\u00ebt e saj po vendosen n\u00eb nj\u00eb terren, ku kufiri mes kontrollit dhe kaosit \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/","og_site_name":"Kosova Times","article_published_time":"2026-05-03T10:38:00+00:00","article_modified_time":"2026-05-03T11:28:55+00:00","og_image":[{"width":780,"height":500,"url":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Kosova.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"i l","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"i l","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/"},"author":{"name":"i l","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915"},"headline":"Kosova ndjek SHBA-n\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb","datePublished":"2026-05-03T10:38:00+00:00","dateModified":"2026-05-03T11:28:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/"},"wordCount":1820,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Kosova.jpg","articleSection":["Kosov\u00eb","Lajme"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/","name":"Kosova ndjek SHBA-n\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb - Kosova Times","isPartOf":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Kosova.jpg","datePublished":"2026-05-03T10:38:00+00:00","dateModified":"2026-05-03T11:28:55+00:00","author":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/#primaryimage","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Kosova.jpg","contentUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Kosova.jpg","width":780,"height":500},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/05\/03\/kosova-ndjek-shba-ne-ne-gaze\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/kosovatimes.info\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kosova ndjek SHBA-n\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#website","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/","name":"Kosova Times","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/kosovatimes.info\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915","name":"i l","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","caption":"i l"},"url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/author\/iliri\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13222","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13222"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13222\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13224,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13222\/revisions\/13224"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13223"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}