{"id":21394,"date":"2026-06-23T21:41:53","date_gmt":"2026-06-23T19:41:53","guid":{"rendered":"https:\/\/kosovatimes.info\/?p=21394"},"modified":"2026-06-23T21:41:55","modified_gmt":"2026-06-23T19:41:55","slug":"shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/","title":{"rendered":"Shuteriqi p\u00ebrtej miteve, dokumente, d\u00ebshmi dhe fakte n\u00eb librin e Dashnor Kalo\u00e7it"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">DR. ALEKSAND\u00cbR \u00c7IPA<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A ka pasur gazetaria apo shkrimtaria jon\u00eb gjat\u00eb nj\u00ebqind viteve t\u00eb fundit m\u00eb tep\u00ebr individualitete erudite? Cila prej k\u00ebtyre dy fushave ka evidentuar m\u00eb shum\u00eb enciklopedist\u00eb dhe sfidant\u00eb p\u00ebrmes dijesh p\u00ebr dijenin\u00eb publike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare? K\u00ebt\u00eb pyetje retorike e kam mbartur n\u00eb nd\u00ebrgjegjen time gjat\u00eb tridhjet\u00eb viteve, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kam udh\u00ebtuar me dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn ( let\u00ebrsin\u00eb) dhe po me dashuri, ambicie dhe sakrific\u00eb profesionale p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn ( gazetarin\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gazetaria jon\u00eb, kryesisht ajo e periudh\u00ebs s\u00eb viteve \u2019 30t\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, m\u00eb ka krijuar bindjen se ka p\u00ebrfshir\u00eb dhe angazhuar m\u00eb tep\u00ebr erudit\u00eb. Mir\u00ebpo, rishtazi m\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebkundur kjo bindje, pasi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rastet e verifikimeve t\u00eb mia, p\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb gazetaris\u00eb n\u00eb nj\u00ebqind vjet\u00ebshin e fundit, m\u00eb rezulton nj\u00ebher\u00ebsh edhe kontributi dhe qen\u00ebsia e tyre si shkrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shekullit t\u00eb fundit letrar. Kjo plejad\u00eb personalitetesh \u00ebsht\u00eb e bollshme dhe tradita mbetet vijuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Emrat dominant\u00eb t\u00eb jet\u00ebs letrare dhe asaj publike, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, jan\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh faret kulturor\u00eb e letrar\u00eb q\u00eb pati shoq\u00ebria dhe kultura komb\u00ebtare shqiptare, por edhe erudit\u00ebt e institucionalizmit kulturor komb\u00ebtar. Duke lexuar n\u00eb dor\u00ebshkrim librin monografik \u201cDhimit\u00ebr S. Shuteriqi, rilindasi i fundit dhe regjimi komunist\u201d, t\u00eb studiuesit dhe gazetarit m\u00eb t\u00eb spikatur e m\u00eb fakte- sjell\u00ebs n\u00eb publicistik\u00ebn ton\u00eb memorialistike t\u00eb dy- tri dekadave t\u00eb fundit, t\u00eb kolegut e mikut tim Dashnor Kalo\u00e7i, rishtazi m\u00eb triumfoi bindja se gazetaria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi autentike e investimit intelektual e kulturor n\u00eb jet\u00ebn publike t\u00eb nj\u00eb shekulli t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb sho<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\">\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDhimit\u00ebr Shuteriqi ishte filologu yn\u00eb erudit, i cili mish\u00ebronte at\u00eb preferenc\u00eb kulturologjike t\u00eb eseistit- filozof Emil Cioran p\u00ebr Franc\u00ebn e shekullit n\u00eb t\u00eb cilin ishte bashk\u00ebkoh\u00ebs edhe vet\u00eb profesor Shuteriqi: \u201c\u00cbnd\u00ebrroj nj\u00eb kultur\u00eb orakujsh t\u00eb logjiksh\u00ebm, t\u00eb Pithes- it t\u00eb kthjell\u00ebt\u2026, dhe t\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb do t\u00eb kontrollonte reflekset p\u00ebrmes nj\u00eb teprie jete dhe jo nga rrept\u00ebsia!\u201d.<\/p>\n<\/blockquote>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">q\u00ebris\u00eb dhe kombit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebr ta, p\u00ebr gazetarin\u00eb dhe let\u00ebrsin\u00eb shqipe natyrsh\u00ebm do t\u00eb kryerenditet p\u00ebrher\u00eb edhe Dhimit\u00ebr Shuteriqi. Por, me nj\u00eb diferenc\u00eb dhe imponim prej produktit dhe kontributit t\u00eb vet, i cili nuk mbeti si rast erudicioni ve\u00e7 n\u00eb shkrime t\u00eb publicistik\u00ebs n\u00eb dhjet\u00ebra e qindra periodik\u00eb e gazeta, por n\u00eb miliona faqe t\u00eb lidhura n\u00eb periodik\u00eb e libra shum\u00ebgjuh\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhimit\u00ebr Shuteriqi ishte filologu yn\u00eb erudit, i cili mish\u00ebronte at\u00eb preferenc\u00eb kulturologjike t\u00eb eseistit- filozof Emil Cioran p\u00ebr Franc\u00ebn e shekullit n\u00eb t\u00eb cilin ishte bashk\u00ebkoh\u00ebs edhe vet\u00eb profesor Shuteriqi: \u201c\u00cbnd\u00ebrroj nj\u00eb kultur\u00eb orakujsh t\u00eb logjiksh\u00ebm, t\u00eb Pithes- it t\u00eb kthjell\u00ebt\u2026, dhe t\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb do t\u00eb kontrollonte reflekset p\u00ebrmes nj\u00eb teprie jete dhe jo nga rrept\u00ebsia!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jeta rinore e profesor Shuteriqit shkoi n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, madje t\u00eb rrept\u00eb, e t\u00eb dominuar nga dy materie dhe dy ngjyra t\u00eb ferrshme njer\u00ebzore: prej gjakimit dhe tym- e- flak\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. K\u00ebt\u00eb koh\u00eb e jetoi dhe u angazhua n\u00eb kontrast t\u00eb plot\u00eb me imazhin vetjak t\u00eb t\u00eb riut t\u00eb ardhur nga shkollimi n\u00eb Franc\u00eb dhe t\u00eb studentit q\u00eb la Europ\u00ebn dhe u b\u00eb partizan i viseve dhe vendit t\u00eb ashp\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo koh\u00eb dhe ajo q\u00eb pasoi, mjedisi dhe momentet e daljes nga lufta n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rind\u00ebrtimi n\u00ebn regjim me shtypje dhe korniza, jan\u00eb prova e madhe e izolimit dhe e fshehjes s\u00eb erudicionit p\u00ebr krejt mendjer\u00ebnd\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, por m\u00eb s\u00eb shumti dhe, ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr dy kategorit\u00eb q\u00eb sjellin dhe shtojn\u00eb dijen e dijenit\u00eb n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri; p\u00ebr shkrimtar\u00ebt dhe gazetar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pavar\u00ebsisht nga ky kufi i shpallur, i sofistikuar dhe i plotfuqish\u00ebm p\u00ebr t\u2019u imponuar si regjim p\u00ebr mendjen dhe mendimin, Profesor Shuteriqi udh\u00ebtoi dhe shtoi triumfalisht disa rrug\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb thyer tabut\u00eb e erudicionit t\u00eb pashpallur dhe t\u00eb dijetarit q\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb ve\u00e7 duke u vet\u00ebburgosur n\u00eb dijen, njohjen dhe historin\u00eb q\u00eb e ka par\u00eb gjetk\u00eb si pakkush.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Libri i Dashnor Kalo\u00e7it \u201cDhimit\u00ebr S. Shuteriqi, rilindasi i fundit dhe regjimi komunist\u201d, ( parath\u00ebnien e t\u00eb cilit e ka b\u00ebr\u00eb shkrimtari i njohur me fam\u00eb bot\u00ebrore, Ismail Kadare), \u00ebsht\u00eb nj\u00eb antologji monografike p\u00ebr nj\u00eb personalitet kulture, i cili e shkoi jet\u00ebn n\u00ebp\u00ebr luft\u00ebra dhe p\u00ebrplasje t\u00eb dukshme e t\u00eb padukshme duke mbajtur si thelb, t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb brenda imponimeve t\u00eb koh\u00ebrave t\u00eb hirta e t\u00eb zymta, aristokracin\u00eb e qytetit t\u00eb origjin\u00ebs Elbasanit dhe at\u00eb t\u00eb shkollimit, Franc\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, profesor Shuteriqi kur i hapte problem publicistika, zgjidhte t\u00eb shtonte dhe pasuronte let\u00ebrsin\u00eb autoriale e pse jo edhe at\u00eb shqipe, t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb thell\u00ebsive t\u00eb koh\u00ebrave. Dhe kur shkaktonte problem let\u00ebrsia e tij, ose jeta n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb ai nisej n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebk\u00ebrkim t\u00eb ri n\u00eb zanafillat dhe yjet e zanafill\u00ebs s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur mbi tekstet e historis\u00eb s\u00eb tij ngrinte hije dhe err\u00ebsir\u00eb imponuese doktrina dhe ideologjia e regjimit, at\u00ebher\u00eb profesori udh\u00ebtonte n\u00ebp\u00ebr albanologji duke zbuluar e sjell\u00eb gjetje prej studiuesi dhe akademiku. Kur rishfaqej s\u00ebrish tehu i nd\u00ebshkimit ndaj shum\u00ebgjuh\u00ebsis\u00eb dhe dituris\u00eb filologjike, at\u00ebher\u00eb Profesori??? hynte rishtas n\u00eb nj\u00eb korsi tjet\u00ebr dijeje dhe l\u00ebmie, ku koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb pun\u00eb t\u00eb kryera e t\u00eb nd\u00ebrprera. ( si, p\u00ebr shembull, n\u00eb folklorin dhe poezin\u00eb popullore shqiptare).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, shkrimtari dhe shkenc\u00ebtari yn\u00eb i filologjis\u00eb udh\u00ebtoi n\u00ebp\u00ebr kat\u00ebr epoka t\u00eb ndryshme, n\u00eb jet\u00ebn e vet\u00eb t\u00eb mbi tet\u00eb dekadave. Ai e epitafonte p\u00ebr s\u00eb gjalli me nj\u00eb shprehje jet\u00ebn e vet: \u201cGjith\u00eb jet\u00ebn kam shkruar duke k\u00ebrkuar di\u00e7ka&#8230;! Kam jetuar gjithnj\u00eb me shqet\u00ebsimin p\u00ebr t\u00eb punuar&#8230;! Merrja frym\u00eb kur m\u00eb mbyste shkenca\u201d. ( Bised\u00eb, shtator 1999).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Libri \u201cDhimit\u00ebr S. Shuteriqi, rilindasi i fundit dhe regjimi komunist\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb antologji e strukturuar men\u00e7urisht p\u00ebr nj\u00eb personalitet i cili e garantoi vepr\u00ebn e vet gjith\u00eb erudicion p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb breza t\u00eb ardh\u00ebm studiuesish dhe lexuesish. N\u00eb k\u00ebt\u00eb monografi nuk flet kronisti i vonuar i tij, por \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb gjuha e fakteve, rr\u00ebfimeve dhe ndodhive, e miqve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve e l\u00ebvduesve dhe qejfmbeturve, e t\u00eb diturve t\u00eb hidh\u00ebruar dhe e t\u00eb famshm\u00ebve p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e triumfit si mendim dhe liri njer\u00ebzore, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e koh\u00ebve t\u00eb zymta dhe koh\u00ebve t\u00eb prishura.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Personazhi erudit i k\u00ebsaj antologjie atipike \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebs n\u00eb disa koh\u00eb i m\u00eb t\u00eb shquarve t\u00eb kombit dhe popullit t\u00eb tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye atij nuk mund t\u00eb mos i vihet n\u00eb dukje edhe nj\u00eb protagoniz\u00ebm kontribuimi n\u00eb ideimin dhe themelimin e shtypit kulturologjik n\u00eb vitet \u2019 30 e n\u00eb vitet \u2019 50. Jan\u00eb dy koh\u00eb t\u00eb ndryshme dhe diferencat jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb ndryshme. I nj\u00ebjt\u00eb dhe i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm mbeti gazetari dhe shkrimtari Profesor Shuteriqi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shum\u00eb gjera t\u00eb tjera n\u00eb jet\u00ebn dhe bashk\u00ebkoh\u00ebsin\u00eb e tij jan\u00eb pandashm\u00ebrisht t\u00eb lidhura dhe substanc\u00eb e koh\u00ebrave me privime dhe dhimbje, me l\u00ebvizje dhe ndrydhje, me ndri\u00e7im t\u00eb kufizuar dhe err\u00ebsim t\u00eb padenoncuesh\u00ebm. Libri i Kalo\u00e7it ka nj\u00eb pasuri dokumentesh e d\u00ebshmish, rr\u00ebfimesh dhe konsideratash, sikund\u00ebr ka gjith\u00eb vler\u00ebn e nj\u00eb materieje fjal\u00ebsh me pesh\u00eb e \u00e7mim p\u00ebr eruditin dhe profesorin e gazetaris\u00eb dhe shkrimtaris\u00eb son\u00eb, i cili vijon t\u00eb rezervoj\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ardhme dukjen dhe shenj\u00ebn e nj\u00eb meritori.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky lib\u00ebr monografik na p\u00ebrmend ne si lexues, e ve\u00e7an\u00ebrisht brezin tim t\u00eb publicist\u00ebve dhe gazetar\u00ebve t\u00eb shekullit XXI, t\u00eb mbartim konsiderat\u00ebn dhe kujtes\u00ebn e vlefshme. Kujtes\u00ebn p\u00ebr personalitetin e ardhur nga disa koh\u00eb dhe i cili, n\u00eb mug\u00ebtir\u00ebn e gjallimit fizik t\u00eb tij, ishte p\u00ebr ne i mo\u00e7mi me dije dhe vep\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DR. ALEKSAND\u00cbR \u00c7IPA A ka pasur gazetaria apo shkrimtaria jon\u00eb gjat\u00eb nj\u00ebqind viteve t\u00eb fundit m\u00eb tep\u00ebr individualitete erudite? Cila prej k\u00ebtyre dy fushave ka evidentuar m\u00eb shum\u00eb enciklopedist\u00eb dhe sfidant\u00eb p\u00ebrmes dijesh p\u00ebr dijenin\u00eb publike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare? K\u00ebt\u00eb pyetje retorike e kam mbartur n\u00eb nd\u00ebrgjegjen time gjat\u00eb tridhjet\u00eb viteve, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":21395,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-21394","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shuteriqi p\u00ebrtej miteve, dokumente, d\u00ebshmi dhe fakte n\u00eb librin e Dashnor Kalo\u00e7it - Kosova Times<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shuteriqi p\u00ebrtej miteve, dokumente, d\u00ebshmi dhe fakte n\u00eb librin e Dashnor Kalo\u00e7it - Kosova Times\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"DR. ALEKSAND\u00cbR \u00c7IPA A ka pasur gazetaria apo shkrimtaria jon\u00eb gjat\u00eb nj\u00ebqind viteve t\u00eb fundit m\u00eb tep\u00ebr individualitete erudite? Cila prej k\u00ebtyre dy fushave ka evidentuar m\u00eb shum\u00eb enciklopedist\u00eb dhe sfidant\u00eb p\u00ebrmes dijesh p\u00ebr dijenin\u00eb publike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare? K\u00ebt\u00eb pyetje retorike e kam mbartur n\u00eb nd\u00ebrgjegjen time gjat\u00eb tridhjet\u00eb viteve, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kam [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kosova Times\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-06-23T19:41:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-06-23T19:41:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Dhimter.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"745\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"391\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"i l\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"i l\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"i l\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\"},\"headline\":\"Shuteriqi p\u00ebrtej miteve, dokumente, d\u00ebshmi dhe fakte n\u00eb librin e Dashnor Kalo\u00e7it\",\"datePublished\":\"2026-06-23T19:41:53+00:00\",\"dateModified\":\"2026-06-23T19:41:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/\"},\"wordCount\":1454,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/06\\\/Dhimter.webp\",\"articleSection\":[\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/\",\"name\":\"Shuteriqi p\u00ebrtej miteve, dokumente, d\u00ebshmi dhe fakte n\u00eb librin e Dashnor Kalo\u00e7it - Kosova Times\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/06\\\/Dhimter.webp\",\"datePublished\":\"2026-06-23T19:41:53+00:00\",\"dateModified\":\"2026-06-23T19:41:55+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/06\\\/Dhimter.webp\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/06\\\/Dhimter.webp\",\"width\":745,\"height\":391},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/06\\\/23\\\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shuteriqi p\u00ebrtej miteve, dokumente, d\u00ebshmi dhe fakte n\u00eb librin e Dashnor Kalo\u00e7it\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/\",\"name\":\"Kosova Times\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\",\"name\":\"i l\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"i l\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/author\\\/iliri\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shuteriqi p\u00ebrtej miteve, dokumente, d\u00ebshmi dhe fakte n\u00eb librin e Dashnor Kalo\u00e7it - Kosova Times","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shuteriqi p\u00ebrtej miteve, dokumente, d\u00ebshmi dhe fakte n\u00eb librin e Dashnor Kalo\u00e7it - Kosova Times","og_description":"DR. ALEKSAND\u00cbR \u00c7IPA A ka pasur gazetaria apo shkrimtaria jon\u00eb gjat\u00eb nj\u00ebqind viteve t\u00eb fundit m\u00eb tep\u00ebr individualitete erudite? Cila prej k\u00ebtyre dy fushave ka evidentuar m\u00eb shum\u00eb enciklopedist\u00eb dhe sfidant\u00eb p\u00ebrmes dijesh p\u00ebr dijenin\u00eb publike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare? K\u00ebt\u00eb pyetje retorike e kam mbartur n\u00eb nd\u00ebrgjegjen time gjat\u00eb tridhjet\u00eb viteve, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kam [&hellip;]","og_url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/","og_site_name":"Kosova Times","article_published_time":"2026-06-23T19:41:53+00:00","article_modified_time":"2026-06-23T19:41:55+00:00","og_image":[{"width":745,"height":391,"url":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Dhimter.webp","type":"image\/webp"}],"author":"i l","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"i l","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/"},"author":{"name":"i l","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915"},"headline":"Shuteriqi p\u00ebrtej miteve, dokumente, d\u00ebshmi dhe fakte n\u00eb librin e Dashnor Kalo\u00e7it","datePublished":"2026-06-23T19:41:53+00:00","dateModified":"2026-06-23T19:41:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/"},"wordCount":1454,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Dhimter.webp","articleSection":["Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/","name":"Shuteriqi p\u00ebrtej miteve, dokumente, d\u00ebshmi dhe fakte n\u00eb librin e Dashnor Kalo\u00e7it - Kosova Times","isPartOf":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Dhimter.webp","datePublished":"2026-06-23T19:41:53+00:00","dateModified":"2026-06-23T19:41:55+00:00","author":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/#primaryimage","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Dhimter.webp","contentUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Dhimter.webp","width":745,"height":391},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/06\/23\/shuteriqi-pertej-miteve-dokumente-deshmi-dhe-fakte-ne-librin-e-dashnor-kalocit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/kosovatimes.info\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shuteriqi p\u00ebrtej miteve, dokumente, d\u00ebshmi dhe fakte n\u00eb librin e Dashnor Kalo\u00e7it"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#website","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/","name":"Kosova Times","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/kosovatimes.info\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915","name":"i l","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","caption":"i l"},"url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/author\/iliri\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21394"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21394\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21396,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21394\/revisions\/21396"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}