{"id":27431,"date":"2026-08-12T18:52:00","date_gmt":"2026-08-12T16:52:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kosovatimes.info\/?p=27431"},"modified":"2026-08-12T19:55:49","modified_gmt":"2026-08-12T17:55:49","slug":"25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/","title":{"rendered":"25 vjet nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, Hoxha: T`drejtat e shqiptar\u00ebve s`jan\u00eb koncesion"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ministri p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme i Shqip\u00ebris\u00eb, Ferit Hoxha, ka vler\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Marr\u00ebveshjes Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit, n\u00eb prag t\u00eb 25-vjetorit t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb nj\u00eb nga marr\u00ebveshjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe diplomatike p\u00ebr stabilitetin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe t\u00eb gjith\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hoxha thekson se marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar m\u00eb 13 gusht 2001, me mb\u00ebshtetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, i dha nj\u00eb drejtim t\u00eb ri vendit pas konfliktit nd\u00ebretnik, duke vendosur dialogun, kompromisin dhe respektimin e t\u00eb drejtave si baz\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Hoxh\u00ebs, Ohri d\u00ebshmoi se konfliktet nd\u00ebretnike n\u00eb Ballkan nuk zgjidhen p\u00ebrmes forc\u00ebs, por p\u00ebrmes institucioneve gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe garantimit t\u00eb barazis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt. \u201cOhri solli nj\u00eb model tjet\u00ebr: jo ndarjen, por bashk\u00ebjetes\u00ebn; jo fitoren e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb mbi tjetr\u00ebn, por kompromisin; jo p\u00ebrjashtimin, por ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs se si nd\u00ebrtohet dhe funksionon shteti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, shkruan Hoxha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai thekson se Marr\u00ebveshja e Ohrit njohu shqiptar\u00ebt si pjes\u00eb thelb\u00ebsore dhe shtetformuese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb vendit. Sipas tij, t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve nuk duhet t\u00eb trajtohen si nj\u00eb koncesion i shumic\u00ebs apo si privilegj q\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb klim\u00ebs politike. \u201cT\u00eb drejtat e tyre nuk jan\u00eb nj\u00eb koncesion i dh\u00ebn\u00eb nga shumica dhe as nj\u00eb privilegj q\u00eb mund t\u00eb rishikohet sipas klim\u00ebs politike t\u00eb momentit. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e kontrat\u00ebs politike dhe pjes\u00eb e themeleve mbi t\u00eb cilat q\u00ebndron shteti demokratik dhe multietnik\u201d, shprehet Hoxha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministri argumenton se respektimi i identitetit, gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb komuniteteve e b\u00ebn nj\u00eb shtet m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt q\u00eb ndihen t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb arsye ta shohin shtetin si t\u00eb tyren. Hoxha n\u00ebnvizoi m\u00eb tej se Marr\u00ebveshja e Ohrit nuk duhet t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb dokument p\u00ebrkujtimor, por duhet t\u00eb trajtohet si nj\u00eb kontrat\u00eb politike q\u00eb k\u00ebrkon zbatim dhe v\u00ebmendje t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke folur p\u00ebr q\u00ebndrimin e Shqip\u00ebris\u00eb, Hoxha thekson se stabiliteti dhe mir\u00ebqenia e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut jan\u00eb t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrdrejt me sigurin\u00eb dhe stabilitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor. Ai n\u00ebnvizon se Shqip\u00ebria do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve kudo ku jetojn\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionimin demokratik t\u00eb shteteve ku ata jan\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka momente n\u00eb histori kur e ardhmja e nj\u00eb vendi p\u00ebrcaktohet nga nj\u00eb dokument i vet\u00ebm. Marr\u00ebveshje t\u00eb tilla jan\u00eb t\u00eb rralla, por ndikimi i tyre ndihet p\u00ebr breza me radh\u00eb. Marr\u00ebveshja Korniz\u00eb e Ohrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej tyre. M\u00eb 13 gusht 2001, nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, me mb\u00ebshtetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje, nga \u00e7do pik\u00ebpamje historike, e cila do t\u00eb p\u00ebrcaktonte rrjedh\u00ebn e shtetit p\u00ebr dekadat q\u00eb do t\u00eb pasonin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;Marr\u00ebveshja Korniz\u00eb e Ohrit mbetet nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe diplomatike n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb rajonit. Ajo d\u00ebshmoi se konfliktet nd\u00ebretnike n\u00eb Ballkan nuk do t\u00eb gjenin zgjidhje p\u00ebrmes forc\u00ebs, por p\u00ebrmes dialogut, kompromisit politik, respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb institucioneve q\u00eb u japin t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve nj\u00eb vend t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb shtet. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur rajoni ende kishte t\u00eb hapura plag\u00ebt e luft\u00ebrave t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb, Ohri solli nj\u00eb model tjet\u00ebr: jo ndarjen, por bashk\u00ebjetes\u00ebn; jo fitoren e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb mbi tjetr\u00ebn, por kompromisin; jo p\u00ebrjashtimin, por ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs se si nd\u00ebrtohet dhe funksionon shteti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marr\u00ebveshja e Ohrit ishte dhe mbetet nj\u00eb zgjedhje strategjike p\u00ebr paqen, p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti multietnik, n\u00eb t\u00eb cilin dallimet nuk do t\u00eb ishin m\u00eb burim konflikti, por pjes\u00eb e nj\u00eb rendi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt politik dhe shoq\u00ebror. Ishte vendimi q\u00eb i dha Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb mos mbetej peng i konfliktit t\u00eb saj, por t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb shtet m\u00eb demokratik, m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, me nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb qart\u00eb evropiane. Nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, kjo mbetet trash\u00ebgimia m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e Ohrit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia m\u00eb e madhe e brezit t\u00eb sot\u00ebm: ta ruaj\u00eb at\u00eb q\u00eb u arrit, ta \u00e7oj\u00eb m\u00eb tej frym\u00ebn e saj dhe ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb pakthyeshme paqen, bashk\u00ebjetes\u00ebn dhe orientimin evropian t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria nuk e ka par\u00eb kurr\u00eb stabilitetin dhe mir\u00ebqenien e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut thjesht si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr. P\u00ebr ne, ai ka qen\u00eb dhe mbetet pjes\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e stabilitetit dhe siguris\u00eb s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Marr\u00ebdh\u00ebniet e mira nd\u00ebrmjet komuniteteve, barazia, respekti p\u00ebr identitetin dhe gjuh\u00ebn, p\u00ebrfaq\u00ebsimi i drejt\u00eb dhe mund\u00ebsia q\u00eb \u00e7do qytetar t\u00eb ndihet plot\u00ebsisht pjes\u00eb e shtetit nuk jan\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje parimesh dhe t\u00eb drejtash, sado themelore t\u00eb jen\u00eb ato. Jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtje t\u00eb paqes, t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb stabilitetit dhe t\u00eb s\u00eb ardhmes evropiane t\u00eb rajonit. Ishte pik\u00ebrisht kjo q\u00eb u kuptua dhe u materializua n\u00eb Oh\u00ebr, nj\u00eb \u00e7erek shekulli m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky \u00ebsht\u00eb edhe m\u00ebsimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb Ohri i jep sot rajonit. Paqja nuk konsolidohet vet\u00ebm duke i dh\u00ebn\u00eb fund konfliktit; ajo b\u00ebhet e q\u00ebndrueshme kur mish\u00ebrohet n\u00eb institucione, n\u00eb t\u00eb drejta, n\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabarta dhe n\u00eb besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje e p\u00ebrmbush misionin e saj jo vet\u00ebm kur heshtin arm\u00ebt, por kur brezat q\u00eb vijn\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb arsye t\u2019u kthehen atyre. P\u00ebrmes garantimit t\u00eb t\u00eb drejtave p\u00ebr komunitetet, p\u00ebrfaq\u00ebsimit m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb administrat\u00eb dhe njohjes s\u00eb karakterit multietnik t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, marr\u00ebveshja krijoi nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb ri politik dhe social.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Marr\u00ebveshja e Ohrit nuk duhet par\u00eb si nj\u00eb dokument i ngrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb. Ajo duhet kuptuar si nj\u00eb kontrat\u00eb politike q\u00eb k\u00ebrkon kujdes e v\u00ebmendje t\u00eb vazhdueshme sepse \u00ebsht\u00eb dhe mbetet p\u00ebrcaktuese p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shtetit, si angazhim i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut demokratike, multietnike, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe evropiane. Ruajtja e frym\u00ebs s\u00eb Ohrit nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh me kujtes\u00ebn e konfliktit, por t\u00eb sigurohesh q\u00eb shkaqet q\u00eb e ushqyen at\u00eb konflikt t\u00eb mos kthehen m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb burim p\u00ebr\u00e7arjeje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO, bashk\u00ebpunimi i nj\u00ebmendt\u00eb rajonal dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e miq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb si dhe rruga evropiane e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut jan\u00eb sa materializim, aq edhe vazhdim i natyrsh\u00ebm i frym\u00ebs s\u00eb Ohrit. Evropa nuk k\u00ebrkon q\u00eb dallimet t\u00eb zhduken; ajo k\u00ebrkon q\u00eb ato t\u00eb jetojn\u00eb s\u00eb bashku brenda institucioneve t\u00eb forta, shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe nj\u00eb demokracie q\u00eb garanton barazi dhe dinjitet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb planin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebr etnike, Marr\u00ebveshja e Ohrit afirmoi nj\u00eb realitet t\u00eb patjet\u00ebrsuesh\u00ebm, t\u00eb njohur q\u00eb n\u00eb vitin 2001: se shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb thelb\u00ebsore e shoq\u00ebris\u00eb dhe pjes\u00eb shtetformuese e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. T\u00eb drejtat e tyre nuk jan\u00eb nj\u00eb koncesion i dh\u00ebn\u00eb nga shumica dhe as nj\u00eb privilegj q\u00eb mund t\u00eb rishikohet sipas klim\u00ebs politike t\u00eb momentit. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e kontrat\u00ebs politike dhe pjes\u00eb e themeleve mbi t\u00eb cil\u00ebn q\u00ebndron shteti demokratik dhe multietnik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb mira evropiane por edhe shembujt m\u00eb pozitive n\u00eb rajonin ton\u00eb kan\u00eb treguar bindsh\u00ebm se nj\u00eb shtet q\u00eb respekton dhe garanton, n\u00eb ligj dhe n\u00eb praktik\u00eb, n\u00eb germ\u00eb dhe n\u00eb frym\u00eb, identitetin, gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe t\u00eb drejtat e komuniteteve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb. Po ashtu, nj\u00eb komunitet q\u00eb e sheh veten t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar ka m\u00eb shum\u00eb arsye ta shoh\u00eb shtetin si t\u00eb vetin, ta forcoj\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Ohri nuk u dha shqiptar\u00ebve vet\u00ebm t\u00eb drejta. Ai ndryshoi vet\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet kuptuar shteti, jo si nj\u00eb ekuilib\u00ebr i p\u00ebrkohsh\u00ebm nd\u00ebrmjet komuniteteve, por nj\u00eb model shtet\u00ebror ku barazia dhe forca e shtetit ecin bashk\u00eb; ku diversiteti nuk shihet si k\u00ebrc\u00ebnim, por si pjes\u00eb e identitetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt; dhe ku p\u00ebrkat\u00ebsia etnike nuk p\u00ebrcakton shkall\u00ebn e qytetaris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, nj\u00eb m\u00ebsim mbetet ve\u00e7an\u00ebrisht aktual. Marr\u00ebveshja e Ohrit na kujton se paqja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e p\u00ebrhershme. Ajo duhet t\u00eb ruhet e t\u00eb ushqehet p\u00ebrmes institucioneve demokratike, respektit p\u00ebr diversitetin dhe nj\u00eb vizioni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, stabiliteti, siguria dhe begatia e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut jan\u00eb pjes\u00eb e pandashme e zhvillimit dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonit ton\u00eb. Dy vendet tona ndajn\u00eb jo vet\u00ebm kufij, interesa strategjike dhe rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian, por edhe bindjen se marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike t\u00eb bazuara n\u00eb respekt dhe barazi jan\u00eb themeli mbi t\u00eb cilin nd\u00ebrtohen shoq\u00ebrit\u00eb moderne evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria ndan bindjen e pal\u00ebkundur se paqja e q\u00ebndrueshme n\u00eb Ballkan nd\u00ebrtohet duke afruar njer\u00ebzit, duke forcuar institucionet demokratike, marr\u00ebdh\u00ebniet dy e shum\u00ebpal\u00ebshe, duke respektuar t\u00eb drejtat e njeriut, dhe duke i dh\u00ebn\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, pa asnj\u00eb dallim, arsye p\u00ebr ta par\u00eb t\u00eb ardhmen brenda t\u00eb nj\u00ebjtit projekt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ohri e hapi k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Detyra e brezit t\u00eb sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb ta \u00e7oj\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky p\u00ebrvjetor \u00ebsht\u00eb edhe moment p\u00ebr t\u00eb analizuar shkall\u00ebn dhe cil\u00ebsin\u00eb e zbatimit dhe \u00e7far\u00eb mbetet ende p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb. Zbatimi i plot\u00eb i frym\u00ebs s\u00eb Ohrit mbetet pun\u00eb n\u00eb vazhdim: debatet e k\u00ebtij viti rreth p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb kujtojn\u00eb se t\u00eb drejtat e fituara n\u00eb 2001 k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebmendje dhe kujdes institucional t\u00eb vazhduesh\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebrkujtim solemn. Maqedonia e Veriut e sotme nuk \u00ebsht\u00eb ajo e vitit 2001. Shoq\u00ebria ka ndryshuar. Rajoni ka ndryshuar. Evropa ka ndryshuar. Edhe vet\u00eb kuptimi i siguris\u00eb, i sovranitetit dhe i bashk\u00ebpunimit ka ndryshuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, edhe Ohri duhet t\u00eb lexohet n\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebsaj t\u00eb ardhmeje. T\u00eb ruash Ohrin do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb vazhdosh t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb shtet ku kthimi te logjika e p\u00ebrplasjes dhe e dasive b\u00ebhet e pamundur. Kjo k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga t\u00eb gjith\u00eb, si nga grupet shoq\u00ebrore ashtu edhe nga elitat politike. Ashtu si\u00e7 k\u00ebrkohet nga t\u00eb gjitha vendet tona n\u00eb rajon, duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se stabiliteti i nj\u00ebrit nuk nd\u00ebrtohet mbi pasigurin\u00eb e tjetrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnia me Maqedonin\u00eb e Veriut \u00ebsht\u00eb bart\u00ebse e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Jemi fqinj\u00eb, vende mike, aleat\u00eb n\u00eb NATO, partner\u00eb n\u00eb procesin e integrimit evropian dhe pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs hap\u00ebsir\u00eb ballkanike q\u00eb e njeh \u00e7mimin e lart\u00eb p\u00ebr konfliktet e s\u00eb kaluar\u00ebs por edhe vler\u00ebn e investimit t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb tek e ardhmja e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve kudo ku jetojn\u00eb, ashtu si\u00e7 do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb fuqish\u00ebm sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionimin demokratik t\u00eb shteteve ku ata jetojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto dy q\u00ebndrime nuk bien n\u00eb kund\u00ebrshtim. P\u00ebrkundrazi, jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit parim: t\u00eb drejtat e komuniteteve dhe forca e shtetit nuk jan\u00eb kund\u00ebrshtare. Nj\u00ebra e forcon tjetr\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i Ohrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet pas n\u00ebnshkrimit, Marr\u00ebveshja Korniz\u00eb e Ohrit mbetet themel sepse i dha p\u00ebrgjigje nj\u00eb pyetjeje themelore: a mund t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb Ballkanin P\u00ebrendimor nj\u00eb shtet i p\u00ebrbashk\u00ebt duke respektuar identitetet e ndryshme dhe duke i b\u00ebr\u00eb ato pjes\u00eb t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb tij?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrgjigjja e historis\u00eb s\u00eb 25 viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb, padyshim, po. Dhe kjo p\u00ebrgjigje duhet t\u00eb provohet \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebrmes besimit dhe investimit t\u00eb sinqert\u00eb q\u00eb e shtyn vendin drejt s\u00eb ardhmes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb \u00e7erek shekulli m\u00eb von\u00eb, ndoshta m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb lart\u00ebsuar vendimin e 13 gushtit 2001 dhe p\u00ebr t\u00eb kremtuar arritjet e saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos e shohim Ohrin si marr\u00ebveshjen q\u00eb i dha fund konfliktit dhe ndarjes, por si marr\u00ebveshjen q\u00eb na m\u00ebsoi t\u00eb gjith\u00ebve si t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb paqen e q\u00ebndrueshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme i Shqip\u00ebris\u00eb, Ferit Hoxha, ka vler\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Marr\u00ebveshjes Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit, n\u00eb prag t\u00eb 25-vjetorit t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb nj\u00eb nga marr\u00ebveshjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe diplomatike p\u00ebr stabilitetin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe t\u00eb gjith\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Hoxha thekson se marr\u00ebveshja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":27432,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[31,30],"tags":[],"class_list":["post-27431","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-kosove","category-lajme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>25 vjet nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, Hoxha: T`drejtat e shqiptar\u00ebve s`jan\u00eb koncesion - Kosova Times<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"25 vjet nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, Hoxha: T`drejtat e shqiptar\u00ebve s`jan\u00eb koncesion - Kosova Times\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ministri p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme i Shqip\u00ebris\u00eb, Ferit Hoxha, ka vler\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Marr\u00ebveshjes Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit, n\u00eb prag t\u00eb 25-vjetorit t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb nj\u00eb nga marr\u00ebveshjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe diplomatike p\u00ebr stabilitetin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe t\u00eb gjith\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Hoxha thekson se marr\u00ebveshja [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kosova Times\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-08-12T16:52:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-08-12T17:55:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Hoxha.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"i l\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"i l\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"i l\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\"},\"headline\":\"25 vjet nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, Hoxha: T`drejtat e shqiptar\u00ebve s`jan\u00eb koncesion\",\"datePublished\":\"2026-08-12T16:52:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-08-12T17:55:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/\"},\"wordCount\":2269,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/08\\\/Hoxha.jpg\",\"articleSection\":[\"Kosov\u00eb\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/\",\"name\":\"25 vjet nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, Hoxha: T`drejtat e shqiptar\u00ebve s`jan\u00eb koncesion - Kosova Times\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/08\\\/Hoxha.jpg\",\"datePublished\":\"2026-08-12T16:52:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-08-12T17:55:49+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/08\\\/Hoxha.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/08\\\/Hoxha.jpg\",\"width\":780,\"height\":500},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/12\\\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"25 vjet nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, Hoxha: T`drejtat e shqiptar\u00ebve s`jan\u00eb koncesion\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/\",\"name\":\"Kosova Times\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\",\"name\":\"i l\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"i l\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/author\\\/iliri\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"25 vjet nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, Hoxha: T`drejtat e shqiptar\u00ebve s`jan\u00eb koncesion - Kosova Times","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"25 vjet nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, Hoxha: T`drejtat e shqiptar\u00ebve s`jan\u00eb koncesion - Kosova Times","og_description":"Ministri p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme i Shqip\u00ebris\u00eb, Ferit Hoxha, ka vler\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Marr\u00ebveshjes Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit, n\u00eb prag t\u00eb 25-vjetorit t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb nj\u00eb nga marr\u00ebveshjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe diplomatike p\u00ebr stabilitetin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe t\u00eb gjith\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Hoxha thekson se marr\u00ebveshja [&hellip;]","og_url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/","og_site_name":"Kosova Times","article_published_time":"2026-08-12T16:52:00+00:00","article_modified_time":"2026-08-12T17:55:49+00:00","og_image":[{"width":780,"height":500,"url":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Hoxha.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"i l","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"i l","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/"},"author":{"name":"i l","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915"},"headline":"25 vjet nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, Hoxha: T`drejtat e shqiptar\u00ebve s`jan\u00eb koncesion","datePublished":"2026-08-12T16:52:00+00:00","dateModified":"2026-08-12T17:55:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/"},"wordCount":2269,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Hoxha.jpg","articleSection":["Kosov\u00eb","Lajme"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/","name":"25 vjet nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, Hoxha: T`drejtat e shqiptar\u00ebve s`jan\u00eb koncesion - Kosova Times","isPartOf":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Hoxha.jpg","datePublished":"2026-08-12T16:52:00+00:00","dateModified":"2026-08-12T17:55:49+00:00","author":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/#primaryimage","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Hoxha.jpg","contentUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Hoxha.jpg","width":780,"height":500},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/08\/12\/25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit-hoxha-tdrejtat-e-shqiptareve-sjane-koncesion\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/kosovatimes.info\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"25 vjet nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, Hoxha: T`drejtat e shqiptar\u00ebve s`jan\u00eb koncesion"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#website","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/","name":"Kosova Times","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/kosovatimes.info\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915","name":"i l","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","caption":"i l"},"url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/author\/iliri\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27431","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27431"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27431\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27433,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27431\/revisions\/27433"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27432"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}