{"id":36626,"date":"2026-10-11T10:39:07","date_gmt":"2026-10-11T08:39:07","guid":{"rendered":"https:\/\/kosovatimes.info\/?p=36626"},"modified":"2026-10-11T10:39:08","modified_gmt":"2026-10-11T08:39:08","slug":"flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/","title":{"rendered":"Flora Brovina, ikona q\u00eb na pamund\u00ebson korniz\u00ebn"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Aleksand\u00ebr \u00c7ipa<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb janarit t\u00eb vitit 2001 mb\u00ebrrita n\u00eb Prishtin\u00eb prej Tirane, p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb re n\u00eb jet\u00ebn time, si kryeredsktor I nj\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshmeje t\u00eb njohur, por m\u00eb s\u00eb shumti, p\u00ebr t\u00eb fituar me vones\u00eb, nj\u00eb njohje dhe dijeni p\u00ebr gjysm\u00ebn e atdheut tim, Kosov\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte dim\u00ebr i ftoht\u00eb. Temperaturat sh\u00ebnonin p\u00ebrditshm\u00ebrisht nga minus 10, deri n\u00eb minus 20 grad\u00eb celcius. Si mesdhetar i mb\u00ebrritur n\u00eb Prishtin\u00ebn kontinentale, kjo ishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e re dhe me munges\u00ebn e prakticitetit tim, p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb ngrica dhe sidomos n\u00eb nj\u00eb qytet si Prishtina e asaj kohe, ku \u00e7lirimi i vendit kishte ardhur mbi godina t\u00eb vjet\u00ebruara, me gjurm\u00eb bresh\u00ebrish t\u00eb arm\u00ebve dhe tankeve, goditjesh, me rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrbaltura, njer\u00ebz t\u00eb g\u00ebzuar, por me fytyra t\u00eb mbushura me shprehje hallesh e dhimbjesh, me munges\u00eb rryme elektrike dhe zhurmnaja t\u00eb tmerrshme gjenerator\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Redaksia ku do t\u00eb punoja p\u00ebrditshm\u00ebriht ishte n\u00eb t\u00eb quajturin \u201cPallati i shtypit\u201d, aktualisht nj\u00eb shum\u00ebkat\u00ebsh i administrat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hotel Grandi, i mbetur si monument arkitekture i ish Jugosllavis\u00eb, gjendej si i vetmi hotel i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por n\u00eb gjendjen e tranzicionit administrues. N\u00eb at\u00eb gjendjen e objekteve t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsin\u00eb e pap\u00ebrcaktueshme t\u00eb s\u00eb ardhmes p\u00ebr pron\u00ebsim dhe administrim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb kafen e shum\u00ebnjohur t\u00eb Grandit, preferonim t\u00eb pinim kafen dhe kapu\u00e7inon e p\u00ebrditshme n\u00eb m\u00ebngjes dhe n\u00eb mbr\u00ebmje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aty takoheshim p\u00ebrditsh\u00ebm me nj\u00eb \u00e7ift zonje dhe zot\u00ebri t\u00eb shum\u00ebnjohur, jo vet\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb, por n\u00eb krejt Kosov\u00ebn, e madje n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zonj\u00ebn e njihnim prej shtypit, prej poezis\u00eb dhe sidomos prej historis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj. Bashk\u00ebshortin, i cili ishte i veshur me nj\u00eb qet\u00ebsi intelektuale dhe q\u00eb zot\u00ebronte shikim inteligjent kurdoher\u00eb, e njihnim m\u00eb pak. Por qysh n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Prishtin\u00eb e zot\u00ebruam njohjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajri Begu ishte ekonomist me prejardhje nga Dibra. Ishte Guvernator i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs. Ishte shkrimtar. Njeri shum\u00eb i lexuar dhe sidomos nj\u00eb intelektual pa protagoniz\u00ebm, por shpreh\u00ebs i nj\u00eb elegance qytetse q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqte n\u00eb simpatizim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zonja e thinjur ishte e famshmja Flora Brovina. Jeta e saj \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb q\u00ebndres\u00ebs fem\u00ebrore shqiptare n\u00eb Kosov\u00ebn e okupuar nga Serbia.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb momentet m\u00eb dramatike t\u00eb okupimit serb t\u00eb Kosov\u00ebs, bija e Sk\u00ebnderjat Flora Brovina, pasi kishte kaluar n\u00ebp\u00ebr kalvare t\u00eb ndryshme p\u00ebrndjekjesh, dhunimesh dhe keqtrajtimesh psikologjike e trupore, ishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb mjeke, duke par\u00eb p\u00ebrher\u00eb matan\u00eb persekutimeve dhe rrethanave t\u00eb mundimshme politike. Kishte l\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb gjurm\u00eb n\u00ebp\u00ebr jet\u00ebt e dhjetra njer\u00ebzve dhe sidomos n\u00eb aq p\u00ebrballje me brutalitetin e militar\u00ebve dhe regjimit t\u00eb diktatorit Milloshevic, sa gjithher\u00ebt m\u00eb sillte n\u00eb mendje imazhin real t\u00eb poetes s\u00eb famshme algjeriane Anna Greki, nj\u00ebher\u00ebsh m\u00ebsuese, veprimtare algjeriane n\u00eb vitet 1950-1960, e cila ishte burgosur e torturuar, por q\u00eb shkroi poezi dhe triumfoi me shpirtin e vet p\u00ebr \u00e7lirim komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Flora ishte mjeke pediatre, gazetare, aktiviste, poete dhe e till\u00eb mbeti edhe n\u00eb koh\u00ebn e post\u00e7lirimit n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kujtimet e saj familjare t\u00eb burgosjeve n\u00eb burgun e Pej\u00ebs, rradh\u00ebt e familjar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb takuar t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, ishin dhe mbet\u00ebn rr\u00ebfimet spikat\u00ebse t\u00eb poetes e cila e konsideroi rr\u00ebfimin dhe kultur\u00ebn shkrimore t\u00eb ndodhive n\u00ebn Serbin\u00eb e at\u00ebkohshme, si nj\u00eb detyrim p\u00ebr memorien dhe mos\u2019harres\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm. Flora Brovina la gjurm\u00eb n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7are n\u00eb redaksin\u00eb e m\u00eb s\u00eb famshmes s\u00eb at\u00ebhershme \u201cRilindja\u201d, t\u00eb cil\u00ebn ne t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e theksonim si \u201cRilindja\u201d e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs, n\u00eb dit\u00ebt e vitit 2001, poeten, shumica e banor\u00ebve e thirrnin \u201cDoktoresh\u00eb\u201d, pasi p\u00ebr shum\u00eb vite sh\u00ebrbeu n\u00eb repartin e Pediatris\u00eb s\u00eb spitalit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb pasionin e vet shkrimor dhe at\u00eb t\u00eb mjekes, Flora Brovina ishte nj\u00eb zonj\u00eb \u00e7ehoviane, tek e cila bashk\u00ebjetonin organikisht edhe mjekja edhe shkrimtaria-poete.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa ritakoheshim n\u00eb kafen e zakonshme, kishim fituar dhe krijuar tashm\u00eb edhe dijenin\u00eb p\u00ebr rrethin dhe rrethanat familjare t\u00eb njeri-tjetrit. Un\u00eb ju kall\u00ebzoja p\u00ebr Vlor\u00ebn, Gjirokastr\u00ebn, lab\u00ebrin\u00eb dhe polifonin\u00eb e gazetarin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Guvernatori Begu, shpesh m\u00eb rikujtonte se m\u00eb konsideronte t\u00eb vetin krahinarisht, pasi \u201c ishim t\u00eb Shqipnis\u00eb\u201d. Nd\u00ebrsa ime shoqe-Klara, si p\u00ebrmetare e pati m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb miq\u00ebsimin me Flor\u00ebn p\u00ebr shkak edhe t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb njejt\u00eb n\u00eb karakterin komunikues.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjekja-poete fliste z\u00ebult\u00eb, shtruar, me sy t\u00eb thell\u00eb dhe sidomos e v\u00ebmendshme ndaj \u00e7do bashk\u00ebbisedimi. Ishte nj\u00eb zonj\u00eb e d\u00ebgjimit dhe po aq e mendimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kurreshtja jon\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e saj nuk shterte, pasi sa m\u00eb shpesh ritakoheshim, aq m\u00eb tep\u00ebr ndodhi t\u00eb tjera na rr\u00ebfente.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Flora Brovina mbartte n\u00eb shtatin e vet: edhe legjend\u00ebn, edhe historin\u00eb unike t\u00eb nj\u00eb gruaje; t\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtareje, t\u00eb nj\u00eb intelektualeje, t\u00eb nj\u00eb veprimtareje dhe sidomos t\u00eb nj\u00eb qytetareje t\u00eb Bot\u00ebs q\u00eb nuk njohu lodhje dhe sidomos ndalje p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb takime, forume, konferenca, tubime, festivale dhe manifestime e ligj\u00ebrim\u00eb publike shum\u00ebkomb\u00ebshe e komb\u00ebtare e rajonale. Flora Brovina \u00ebsht\u00eb shqiptarja e urt\u00ebsishme p\u00ebr krejt hap\u00ebsir\u00ebn dhe ekspresionin fem\u00ebror shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si gazetare dhe shkrimtare, Flora Brovina shkroi n\u00eb luft\u00eb dhe n\u00eb paqe, duke mjekuar n\u00eb luft\u00eb shpirtrat dhe shpres\u00ebn q\u00eb shpesh mbulohej nga drama dhe tragjedi jet\u00ebsh t\u00eb personave n\u00eb mosha t\u00eb ndryshme, por fatkeq\u00ebsisht aq shpesh f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa n\u00eb paqe, mjekoi plag\u00eb dhe l\u00ebndime t\u00eb mbartura nga koha e luft\u00ebs dhe periudha e pushtimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Forca dhe sidomos cil\u00ebsit\u00eb njeridash\u00ebse t\u00eb Flora Brovin\u00ebs, jan\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb shenjuara n\u00eb kujtesa dhe nd\u00ebrgjegje njer\u00ebzish t\u00eb shumt\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn, jan\u00eb shenja t\u00eb paheqshme nga kujtesa e miqve dhe mikeshave t\u00eb saj kudo n\u00ebp\u00ebr troje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kapitujt e jet\u00ebs s\u00eb saj, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sag\u00ebn e pash\u00ebmb\u00ebllt t\u00eb nj\u00eb zonje-legjend\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023, s\u00eb bashku me koleg\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb dhe shkrimtar\u00eb e poet\u00eb t\u00eb ardhur nga vise t\u00eb ndryshme europiane t\u00eb emigracionit shqiptar, u gjend\u00ebm n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje poetike n\u00eb Bari. Kishim vizituar s\u00eb bashku fshatrat arb\u00ebreshe n\u00eb Italin\u00eb e Jugut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Flora Brovina u ngrit dhe p\u00ebrsh\u00ebndeti, mir\u00ebpo nj\u00eb pjes\u00eb e gazetar\u00ebve nga qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk po i jepnin qet\u00ebsin\u00eb q\u00eb meritonte fjala n\u00eb at\u00eb tryez\u00eb t\u00eb bollshme dhe me heterogjenitet njer\u00ebzor. Shto edhe faktin q\u00eb Zonja e shtrenjt\u00eb q\u00eb fliste si zakonisht, e pakz\u00ebshme nga pik\u00ebpamja vokale, por e urt\u00eb n\u00eb brendin\u00eb dhe mesazhin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Heshta disi i skuqur prej k\u00ebsaj zhurme koleg\u00ebsh. Pasi p\u00ebrfundoi, k\u00ebrkova fjal\u00ebn dhe u mb\u00ebrtheva nga urdh\u00ebri i nd\u00ebrgjegjes sime, p\u00ebr t\u00eb artikuluar n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb gati 100 koleg\u00ebve dhe shkrimtar\u00ebve nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb p\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb e jet\u00ebs dhe historis\u00eb s\u00eb saj si hise imponuese p\u00ebr krenim gjith\u00ebkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jeta kalvarike e Flora Brovin\u00ebs, produkti krijues e mendor dhe aktivizmi qytetar i saj n\u00eb shum\u00eb dekada, jan\u00eb nj\u00eb pasuri dhe gjurm\u00eb europianiste e zonj\u00ebs unike shqiptare n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb me disa koh\u00eb dhe disa shoq\u00ebri. Historia e saj \u00ebsht\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb \u00e7mimet e nj\u00eb kontributi fem\u00ebror q\u00eb rrall\u00eb e mbart aktualisht dhe ndoshta edhe m\u00eb par\u00eb vet\u00eb Europa. Ajo zonj\u00eb, kishte p\u00ebrjetuar vuajtjet dhe torturimin m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb vitin vendimtar t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. N\u00eb vitin 1999, ajo u mbyll eg\u00ebrsisht n\u00eb burgjet e Serbis\u00eb. Fati i diskutuesh\u00ebm i jet\u00ebs s\u00eb saj saj, shqet\u00ebsoi dhjetra organizata dhe forume bot\u00ebrore e kryesisht europiane t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave themelore dhe kryesisht t\u00eb grave\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb at\u00eb ligj\u00ebrim, un\u00eb kisha mbartur mbi 22 vite njohje nga af\u00ebr me Flora Brovin\u00ebn, kisha lexuar e d\u00ebgjuar dhjetra intervista, diskutime dhe librat e saj si dhe t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr At\u00eb. Kishim qen\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb shum\u00eb takime letrare n\u00eb Prishtin\u00eb, Gjakov\u00eb, n\u00eb Prizren, Tiran\u00eb, Elbasan, Durr\u00ebs, Vlor\u00eb, Kor\u00e7\u00eb, Prishtin\u00eb, Pej\u00eb, Strug\u00eb etj.etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb syt\u00eb e saj at\u00eb mbr\u00ebmje, pas fjal\u00ebs sime, ishte drita e falenderimit, por un\u00eb ndieja borxhin e pashlyesh\u00ebm t\u00eb mir\u00ebnjohjes q\u00eb i kemi dhe duhet t\u2019ia mbartim n\u00ebp\u00ebr t\u00eb ardhmen e brezave tan\u00eb, asaj zonje anafrankiste t\u00eb kombit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb kat\u00ebr-pes\u00eb takimet, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme gjat\u00eb tri viteve t\u00eb fundit, shk\u00ebmbenim me zonj\u00ebn Flora, dijen p\u00ebr krahinat dhe zonat tona. Ajo m\u00eb kall\u00ebzonte p\u00ebr Sk\u00ebnderaj dhe un\u00eb p\u00ebr Bregdetin e Himar\u00ebs. Kishte m\u00ebsuar shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr polifonin\u00eb dhe Lab\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr raportet e mia familjare me k\u00ebto dy nj\u00ebsi identitare t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare dhe priste me kurreshtje dhe k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb shihte t\u00eb realizuar sip\u00ebrmarrjen time familjare p\u00ebr Muzeun e Fjal\u00ebs \u201cLefter \u00c7ipa\u201d n\u00eb Pilur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbet\u00ebm p\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm n\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb e t\u00eb mosmunguarve n\u00eb takime dhe sidomos pritje t\u00eb reja nga Prishtina- n\u00eb Bregdet e Gjirokast\u00ebr. Por, papritur\u2026. Flora Brovina n\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb shtatorit m\u00eb 15 t\u00eb 2026 n\u00eb Prishtin\u00eb, e ndau shpirtin nga shtati dhe u strehua n\u00ebn dheun e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebs i blatoi si Ajo, nj\u00eb jet\u00eb sakrificash, p\u00ebrkushtimesh adhurimi dhe sidomos sh\u00ebrbimi, prej heroine dhe zonje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb qindra e mij\u00ebra nd\u00ebrgjegje shqiptar\u00ebsh imazhi i saj do t\u00eb mbetet dhe mbartet me ndikimin dhe efektin e nj\u00eb gjurm\u00ebl\u00ebnieje ikonike. Do t\u00eb kujtohet dhe imponohet pambarimisht, si nj\u00eb ikon\u00eb e fetaris\u00eb komb\u00ebtare e qytetare, t\u00eb cil\u00ebn nuk ka korniz\u00eb q\u00eb e gjith\u00ebp\u00ebrfshin shterruesh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Aleksand\u00ebr \u00c7ipa N\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb janarit t\u00eb vitit 2001 mb\u00ebrrita n\u00eb Prishtin\u00eb prej Tirane, p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb re n\u00eb jet\u00ebn time, si kryeredsktor I nj\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshmeje t\u00eb njohur, por m\u00eb s\u00eb shumti, p\u00ebr t\u00eb fituar me vones\u00eb, nj\u00eb njohje dhe dijeni p\u00ebr gjysm\u00ebn e atdheut tim, Kosov\u00ebn. Ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":36627,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[35],"tags":[],"class_list":["post-36626","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-opinion"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Flora Brovina, ikona q\u00eb na pamund\u00ebson korniz\u00ebn - Kosova Times<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Flora Brovina, ikona q\u00eb na pamund\u00ebson korniz\u00ebn - Kosova Times\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Aleksand\u00ebr \u00c7ipa N\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb janarit t\u00eb vitit 2001 mb\u00ebrrita n\u00eb Prishtin\u00eb prej Tirane, p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb re n\u00eb jet\u00ebn time, si kryeredsktor I nj\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshmeje t\u00eb njohur, por m\u00eb s\u00eb shumti, p\u00ebr t\u00eb fituar me vones\u00eb, nj\u00eb njohje dhe dijeni p\u00ebr gjysm\u00ebn e atdheut tim, Kosov\u00ebn. Ishte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kosova Times\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-10-11T08:39:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-10-11T08:39:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/flora.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"513\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"720\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"i l\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"i l\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"i l\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\"},\"headline\":\"Flora Brovina, ikona q\u00eb na pamund\u00ebson korniz\u00ebn\",\"datePublished\":\"2026-10-11T08:39:07+00:00\",\"dateModified\":\"2026-10-11T08:39:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/\"},\"wordCount\":1771,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/10\\\/flora.jpeg\",\"articleSection\":[\"Opinion\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/\",\"name\":\"Flora Brovina, ikona q\u00eb na pamund\u00ebson korniz\u00ebn - Kosova Times\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/10\\\/flora.jpeg\",\"datePublished\":\"2026-10-11T08:39:07+00:00\",\"dateModified\":\"2026-10-11T08:39:08+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/10\\\/flora.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/10\\\/flora.jpeg\",\"width\":513,\"height\":720,\"caption\":\"Screenshot\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/2026\\\/10\\\/11\\\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Flora Brovina, ikona q\u00eb na pamund\u00ebson korniz\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/\",\"name\":\"Kosova Times\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/7586712b9c512fe68085de007378c915\",\"name\":\"i l\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"i l\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/kosovatimes.info\\\/index.php\\\/author\\\/iliri\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Flora Brovina, ikona q\u00eb na pamund\u00ebson korniz\u00ebn - Kosova Times","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Flora Brovina, ikona q\u00eb na pamund\u00ebson korniz\u00ebn - Kosova Times","og_description":"Nga Aleksand\u00ebr \u00c7ipa N\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb janarit t\u00eb vitit 2001 mb\u00ebrrita n\u00eb Prishtin\u00eb prej Tirane, p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb re n\u00eb jet\u00ebn time, si kryeredsktor I nj\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshmeje t\u00eb njohur, por m\u00eb s\u00eb shumti, p\u00ebr t\u00eb fituar me vones\u00eb, nj\u00eb njohje dhe dijeni p\u00ebr gjysm\u00ebn e atdheut tim, Kosov\u00ebn. Ishte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/","og_site_name":"Kosova Times","article_published_time":"2026-10-11T08:39:07+00:00","article_modified_time":"2026-10-11T08:39:08+00:00","og_image":[{"width":513,"height":720,"url":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/flora.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"i l","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"i l","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/"},"author":{"name":"i l","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915"},"headline":"Flora Brovina, ikona q\u00eb na pamund\u00ebson korniz\u00ebn","datePublished":"2026-10-11T08:39:07+00:00","dateModified":"2026-10-11T08:39:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/"},"wordCount":1771,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/flora.jpeg","articleSection":["Opinion"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/","name":"Flora Brovina, ikona q\u00eb na pamund\u00ebson korniz\u00ebn - Kosova Times","isPartOf":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/flora.jpeg","datePublished":"2026-10-11T08:39:07+00:00","dateModified":"2026-10-11T08:39:08+00:00","author":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/#primaryimage","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/flora.jpeg","contentUrl":"https:\/\/kosovatimes.info\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/flora.jpeg","width":513,"height":720,"caption":"Screenshot"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/2026\/10\/11\/flora-brovina-ikona-qe-na-pamundeson-kornizen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/kosovatimes.info\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Flora Brovina, ikona q\u00eb na pamund\u00ebson korniz\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#website","url":"https:\/\/kosovatimes.info\/","name":"Kosova Times","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/kosovatimes.info\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/kosovatimes.info\/#\/schema\/person\/7586712b9c512fe68085de007378c915","name":"i l","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bad9296e02816160ae2e2435beda58222022298d5625d49fea74d18816fbb31d?s=96&d=mm&r=g","caption":"i l"},"url":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/author\/iliri\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36626","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36626"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36626\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36628,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36626\/revisions\/36628"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36627"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36626"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36626"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovatimes.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36626"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}