Pas hetimeve intensive lidhur me një rast të vrasjes së rëndë, më 15.04.2026 njësitë relevante policore kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar në Lipjan.
Gjatë bastisjes në banesën ku qëndronin të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me fishekë të kalibrave të ndryshëm. Po ashtu janë sekuestruar dokumente të ndryshme që dyshohet se janë të falsifikuara, të cilat dyshohen se janë përdorur për fshehje të identitetit dhe për mashtrime ndaj qytetarëve.
Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një sasi e substancave narkotike, për të cilën është hapur rast i veçantë nga njësia për hetimin e narkotikëve.
“Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Veprat penale që u ngarkohen të dyshuarve përfshijnë Vrasje e rëndë, dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve si dhe Falsifikim i dokumenteve.

