Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëKurti në darkë pune me Sorensenin, diskutohet integrimi drejt BE-së

Kurti në darkë pune me Sorensenin, diskutohet integrimi drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, mbrëmë priti në darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave.

“Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm Sorensen biseduan edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments