Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëKonjufca: Kosova pret marrjen e pyetësorit për anëtarësim në BE

Konjufca: Kosova pret marrjen e pyetësorit për anëtarësim në BE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca pas takimit me homologun e tij nga Belgjika, Maxime Prévot, ka potencuar se pret mbështetjen belge në aspiratat drejt integrimit evropian.

Ai tha se vizita e tij dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera ndër shtetërore dhe vullnetit për thellim të këtij raporti, veçmas në ekonomi, politikë të jashtme, siguri e mbrojtje. Konjufca potencoi se Belgjika ka ndikuar drejtpërdrejtë në formësimin profesional të diplomacisë kosovare, të shtrirë në 53 misione.

“Në fushën e politikës së jashtme, Belgjika është një nga partnerët më të rëndësishëm dhe në këtë frymë ia shpreha vlerësimin tim më të lartë zëvendëskryeministrit për Evropë, për mbështetjen e tyre gjatë procesit të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, që ishte hap shumë i rëndësishëm përpara drejt aspiratave tona evropiane. Theksova pritjet që i ka Republika e Kosovës sa i përket proceseve integruese, e në radhë të parë marrjes së pyetësorit nga ana e BE-së, e cila është çështje që po bëhen tre vite e gjysmë prej kur ende nuk po trajtohet nga ana e Brukselit”, tha ai.

Ai tha se pret mbështetjen e Belgjikës në aspiratat e Kosovës për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës dhe qartësimit të rrugës drejt BE-së.

“Që nga qëndrimi parimor në mbështetje të intervenimit të NATO-s më 1999 e deri te njohja e pavarësisë sonë pak ditë pas shpalljes së saj, e pastaj përkrahja e vazhdueshme e Kosovës për integrim në BE por edhe për anëtarësimin tonë në shumë organizata ndërkombëtare, janë mbështetje e Belgjikës që ka qenë shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës”, tha ai, duke potencuar se edhe populli është mirënjohës për këtë përkrahje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments