Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeKosovëMë 21 prill shpallet aktgjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

Më 21 prill shpallet aktgjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

 Gjyqtarja e ka shpallur të përfunduar shqyrtimin gjyqësor. Shpallja e aktgjykimit bëhet më 21 prill, në orën 13:30, për rastin e Naim Murselit dhe të tjerëve. Të akuzuarit nuk do të marrin pjesë në shpalljen e vendimit.

( e plotësuar, ora 12:13) Po mbahet seanca e fundit gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Avokati i Granit Plavës, Skënder Gojani, tha se mbrojtja i propozon kësaj gjykate që të pandehurin Granit Plava ta shpallë të pafajshëm për veprën penale “vrasje e rëndë”, sepse drejtësia është të mos dënojë një person kur nuk ka prova.

Naim Murseli në fjalën përfundimtare, tha as nuk e ka organizuar, as nuk e ka planifikuar e as nuk e ka parë vrasjen, as ai e as fëmija.

“Ju betohem se Naim Murseli nuk ka qenë fare në veturë në momentin e vrasjes. Naim Murseli, ju betohem, nuk ka paguar për vrasjen; kjo është e vërteta. Nga ju pres një vendim të drejtë, të ketë drejtësi për Liridonën dhe nuk jam kundër. Liridona meriton drejtësi të plotë. Po të keni parasysh që integriteti juaj të jetë në nivel të lartë, këtë e pres nga ju”, tha ai.

Familja Ademaj kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit.

“Kërkojmë që dënimi të jetë burgim i përjetshëm dhe çdo dënim tjetër do ta denigronte vendin dhe shoqërinë për këtë krim makabër. Vetëm dënimi i tyre e lehtëson sadopak dhimbjen tonë”, tha ai.

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, tha se sot flet në emër të asaj që nuk është këtu, në emër të fëmijëve të saj, familjes së saj dhe në emër të gjithë popullit që bashkëndjen me këtë rast.

“Që nga seanca e shqyrtimit fillestar dhe në secilën seancë, është argumentuar vetëm ajo që është thënë në fillim, se ky krim makabër do të zbardhet nga ata që e kanë kryer, duke akuzuar njëri-tjetrin”, tha ai.

“Kurrë s’kemi pas rast kur tre burra për një vit kanë bërë plan me vra një grua e mandej mundohen secili me e akuzu tjetrin. Është argumentuar se bashkërisht kanë punuar për një vit dhe kanë organizuar vrasjen dhe, nëse për vrasje të tjera është shqiptuar dënim i përjetshëm, s’kemi dënim më të madh, kështu që kemi vetëm dënim të përjetshëm”, tha avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla.

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, tha se për ta si familje, nuk ka qenë e lehtë kjo periudhë trevjeçare. “Kemi zgjedhur besimin në vend të zhgënjimit, kemi treguar kulturë dhe kemi heshtur në shumë momente kur nuk është dashur të heshtet. Në këtë ditë, për ne që kemi ndjekur këtë proces, të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se Naimi e ka organizuar këtë vrasje me Kushtrimin, duke zgjedhur Granitin si vrasës. 22 kamera kanë kapur Naimin, Granitin dhe Kushtrimin. Ne kemi parë përputhshmërinë e deklaratave që lidhen me njëra-tjetrën”, tha ai.

Ai tha se pasi u takuan me fëmijët, mësuan se ata ishin kundër babait të tyre dhe sot ende nuk pranojnë të flasin me të.

Prokuroria kërkon që tre të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm

( e plotësuar, ora 10:50) Prokuroria kërkon që tre të akuzuarve t’u shqiptohet dënimi maksimal për veprën penale vrasje e rëndë, gjegjësisht dënim me burgim të përjetshëm.

Seanca e fundit gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës për rastin e Liridona Ademajt, ku po paraqiten fjalët përfundimtare të palëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments