Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeKosovëMoti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Mbi vendin tonë të hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë parashihen të dendësohen dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve parashihen reshje shiu të përcjell ura me shkarkime elektrike.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 18 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Java, sipas IHMK-së, fillon me kushte të qëndrueshme atmosferike dhe mot kryesisht me diell, si pasojë e ndikimit të përkohshëm të një fushe të presionit të lartë atmosferik.

“Megjithatë, gjatë orëve të pasdites pritet destabilizim i masave ajrore mbi fushat barike, duke çuar në zhvillimin e vranësirave konvektive. Si rezultat i këtij procesi, parashihen reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara vende-vende edhe me shkarkime elektrike (rrufe)”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram