Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.
Sipas postimit të tij, ai ka uruar Haxhiun për pozitën e re.
“Përshëndeta përparimin e shpejtë që ka bërë Kuvendi në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Diskutuam për zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, ka shkruar ai.
Hargreaves më tej ka thënë se kanë shprehur pritjen për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Parlamenteve të dy shteteve.
https://www.facebook.com/UKAmbKosovo/posts/122324566844226591?ref=embed_post

