Monday, April 20, 2026
HomeLajmeKosovëMisioni i BE-së për zgjedhjet,Palatova i dorëzon Haxhiut raportet

Misioni i BE-së për zgjedhjet,Palatova i dorëzon Haxhiut raportet

Albulena Haxhiu si ushtruese e detyrës së presidentes së shtetit, ka pritur në takim ushtruesen e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova. Kjo e fundit në zyrën presidenciale i ka dorëzuar Haxhiut raportin e Misionit të Ekspertëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, si dhe raportin lidhur me misionin vlerësues për zgjedhjet komunale të mbajtura në tetor dhe nëntor 2025.

“U pajtuam që këto procese zgjedhore ishin dëshmi e pjekurisë demokratike të Kosovës. E sigurova znj. Eva Palatova se gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura në raportet vlerësuese do të shqyrtohen me kujdes dhe do të adresohen me përgjegjësi, në funksion të forcimit të mëtejmë të proceseve zgjedhore në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu.

Presidentja në detyrë thotë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj standardeve demokratike, sundimit të ligjit dhe rrugës së saj evropiane.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram