Monday, April 20, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

Ushtruesja e detyrës së presidentes së shtetit, Albulena Haxhiu, ka autorizuar sot dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, pasi të premten 89 deputetë i thanë po dërgimit të ushtrisë së Kosovës atje.

Haxhiu thotë se vendimi pasqyron një Kosovë që e kupton sigurinë si detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe si përgjegjësi ndaj paqes dhe rendit ndërkombëtar.

“Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot autorizova dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Ky vendim pasqyron një Kosovë që e kupton sigurinë si detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe si përgjegjësi ndaj paqes dhe rendit ndërkombëtar”, shkroi ajo.

Tutje, Haxhiu si ushtruese e detyrës së presidentes thotë se nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetjen e të tjerëve, Kosova sot merr përgjegjësi dhe jep kontribut në skenën ndërkombëtare.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një institucion i ndërtuar me profesionalizëm dhe standarde të larta, e gatshme të shërbejë krah partnerëve tanë strategjikë. Pjesëmarrja në misione të tilla dëshmon pjekurinë shtetërore të Republikës sonë dhe vendin që Kosova po e forcon çdo ditë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Haxhiu.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram