Policia në Pejë ka arrestuar një grua e cila dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” më 26 janar të këtij viti.
Sipas njoftimit, ankuesi, i cili është me banim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se në shtëpinë e tij, në rrugën “Ndue Përlleshi”, në ‘sef’ ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900.00 dollarë amerikanë dhe 3750.00 euro tё cilat i janë vjedhur.
Pas njё pune intensive të hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, sot është arritur arrestimi i të dyshuarës.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

