Tuesday, April 21, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla udhëton në Bruksel, pritet nënshkrimi i marrëveshjes ndërkombëtare

Gërvalla udhëton në Bruksel, pritet nënshkrimi i marrëveshjes ndërkombëtare

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel, me ftesë të Ministres së Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet dy vendeve.

Gërvalla do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe autoriteteve belge, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e praktikave në fushën e sundimit të ligjit.

“Kjo vizitë në Bruksel pasuar me nënshkrimin e Marrëveshjes, vlerësohet si hap i rëndësishëm në intensifikimin e bashkëpunimit juridik në çështjet penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, si dhe thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram