Saturday, April 25, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen katër të dyshuar për vjedhje të rëndë në Vushtrri

Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje të rëndë në Vushtrri

Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas raportimit se më 22 prill një veture i është thyer xhami dhe janë vjedhur rreth 400 lloje cigare elektronike.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar në Mitrovicën e Jugut, ndërsa gjatë kontrollit u sekuestrua një sasi e cigareve elektronike të dyshuara si të vjedhura.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në mbajtje policore, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram