By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përbërësi sekret për një gjellë pule të thjeshtë dhe të shijshme
September 27, 2025
Pure patatesh me gjalpë dhe sherbelë
September 27, 2025
Cilat janë rregullat dhe procedurat për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian?
September 27, 2025
Osmani: Bisedë përmbajtësore me presidentin Trump
September 27, 2025
Rusia detyron 48 fëmijë ukrainas në trajtim psikiatrik
September 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Marsh për kujdes nga kanceri i gjirit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Marsh për kujdes nga kanceri i gjirit
Ballina 1Lajme

Marsh për kujdes nga kanceri i gjirit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/28 at 3:40 PM
Kosova Times Published October 28, 2022
Share
SHARE

Me moton “Zbulimi i hershëm, mbijetesë” në Prishtinë më 28 tetor u mbajt manifestimi i 16-të me radhë i “Ecjes për shërim”, ku të pranishmit theksuan se kontrollet e shpeshta mjekësore rritin shanset për mposhtjen e kancerit në gji.

Ky manifestim, që u pasuan me një marsh në rrugët e Prishtinës, u organizua nga Qendra kosovare për luftimin e kancerit të gjirit Jeta-Vita. Këtë vit, ngjarja u mbajt nën patronazhin e Presidencës së Kosovës.

Nafije Latifi, e mbijetuar e kancerit të gjirit, njëherësh organizatore e manifestimit, kërkoi që pacientët e prekur me kancer në gji të përkrahen më shumë nga institucionet sepse tha se suksesi mund të arrihet “me më shumë shërbime shëndetësore, barna, pajisje e të tjera”.

Përderisa tha se Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës është “histori suksesi në shëndetësinë kosovare”, ajo kërkoi që të ndërtohet një qendër për pacientët në fazën terminale të sëmundjes.

“Por, në këto arritje nuk mund të lë pa përmendur dhimbjen më të madhe: mungesën e qendrës për trajtim paliativ për pacientët në faza terminale të sëmundjes që mbeten nën përkujdesjen e familjes, pa pasur ndihmën për një përfundim më të dinjitetshëm”, tha ajo.

Sipas statistikave, një në tetë gra në botë preket nga kanceri i gjirit. Edhe meshkujt preken nga kjo sëmundje, por në shkallë më të ulët.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje grave dhe vajzave që të bëjnë kontrolle të hershme. Ajo tha se Presidenca këtë vit ka ndihmuar afër 100 gra me pakon e onkologjisë, që përfshin proteza të gjirit, teksa shtoi se vitin tjetër synojnë që me këtë pako të ndihmohen të gjitha pacientet e prekura me kancer.

“Jemi këtu për ta përcjellë mesazhin se kontrolli i hershëm dhe preventiva shpëtojnë jetë. Tetori është muaji i shpresës, solidarizimit dhe jetës, ndaj dua të rikthesoj se kontrolli i hershëm ndihmon në parandalimin dhe mposhtjen e kancerit të gjirit”, tha Osmani.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi ndihmë më të madhe të ekzekutivit për pacientët me kancer në gji.

“Si Qeveri kemi siguruar buxhet të mjaftueshëm për mbulimin e listës së barnave esenciale, ndër to edhe për trajtimin e personave me kancer të gjirit. Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, kemi ndarë edhe 4.2 milionë euro shtesë. Kemi punuar në ngritjen e cilësisë dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për diagnostikim”, tha ai, duke premtuar se vitin e ardhshëm do të bëhen investime të reja në fushën e diagnostikës.

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit në gji. Sipas të dhënave, brenda vitit në Kosovë diagnostikohen rreth 400 persona me kancer në gji.

You Might Also Like

Osmani: Bisedë përmbajtësore me presidentin Trump

E mitura në Podujevë arrestohet për sulm fizik ndaj bashkëmoshatares

53 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kurti takohet me kryeministrin e Grenadës: Rritje e bashkëpunimit dy palësh

Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje të dobëta shiu

Kosova Times October 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Me revole në aheng, arrestohet i dyshuari dhe i konfiskohet arma

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Aliu: Në vjeshtë nisin ndërtimet e objekteve banesore për banim social
12-shja e Kosovës për në FIBA U16 në Turqi
Sonte Kosova-Zvicra, Dardanët kërkojnë kualifikimin
Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?