Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur moment historik, ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
“Është një hap i madh që forcon subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe e vendos Republikën e Kosovës aty ku e meriton: krah për krah me Amerikën dhe në mesin e shteteve që kontribuojnë për paqen globale”, ka shkrur Osmani.
Ajo ka falënderuar SHBA-të dhe presidentin amerikan, Donald Trump për besimin e dhënë ndaj Kosovës, duke u bërë një nga shtetet që themeluan Bordin e Paqes.
“Ishin Tomahawk-ët amerikanë që, në vitin 1999, çanë errësirën dhe ndalën makinerinë gjenocidale serbe mbi popullin tonë. Ishte Amerika ajo që qëndroi në anën e drejtësisë, kur ne kishim më shumë nevojë se kurrë për shpresë dhe shpëtim. Dhe është Amerika përsëri sot, ajo që qëndron përkrah nesh”, vazhdon Osmani.

