Saturday, April 25, 2026
HomeLajmeKosovëNdotja e ajrit mbi vlerat normale edhe në pranverë

Ndotja e ajrit mbi vlerat normale edhe në pranverë

Ndotja e ajrit nga trafiku, krahas termocentraleve, mbetet një sfidë serioze dhe shkaktare e shumë sëmundjeve.

Automjetet në trafik janë një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit. Rrugët e mbushura, sidomos në orët e pikut, shoqërohen me emetime të larta gazrash që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit.

Veturat vazhdojnë të jenë ndër ndotësit kryesorë. Trajtimi i kësaj çështjeje synohet përmes hartimit të politikave dhe masave të reja, të bazuara në projekte dhe bashkëpunim me partnerë e agjenci hulumtuese për matjen e ndotjes, si JICA.

 “Ministria, në bashkëpunim me BE-në, po vendos një sistem monitorimi për të kuptuar më mirë gjendjen e ajrit dhe emetimet e karbonit. Përmirësimi është sfidues, pasi mbi 90% e energjisë bazohet në thëngjill, por janë ndërmarrë hapa drejt energjisë diellore. Nevojiten masa të gjithanshme, nga furnizimi deri te konsumi i energjisë”, tha Avni Zogiani, zëvendësministri i Mjedisit.

“IHMK monitoron vazhdimisht cilësinë e ajrit përmes stacioneve në 12 qendra kryesore. Krahasuar me të dhënat historike, vërehet përmirësim i dukshëm”, tha Armend Agushi, drejtor i IHMK-së.

“Ndotja ka qenë e pranishme gjatë gjithë sezonit, sidomos me dimrat më të butë. Duhet përmirësim i filtrave të termocentraleve dhe kontroll më i rreptë i emetimeve nga automjetet. Urbanizimi dhe kaosi urban ndikojnë gjithashtu ndjeshëm”, deklaroi Ilir Morina, njohës i ambientit.

Ndotja e ajrit mbetet një nga rreziqet kryesore për shëndetin publik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram