Saturday, April 25, 2026
HomeLajmeKosovëMurati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pakoja 200 mln €

Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pakoja 200 mln €

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është deklaruar pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se opozita votoi kundër trajtimit të rishikimit të buxhetit.

Sipas Muratit, ky rishikim ishte i domosdoshëm për të mundësuar zbatimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurosh,

Ai kritikoi qëndrimin e partive opozitare, duke theksuar se refuzimi i tyre pengon ofrimin e një mbështetjeje për familjet.

“Kjo pako mbështetëse do të ishte një ndihmë e shumëpritur për të lehtësuar barrën e familjeve, por ja që partitë opozitare mendojnë ndryshe fatkeqësisht”, ka shkruar Murati në Facebook .

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram