Ka përfunduar ndeshja e parë e xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica ka marrë tri pikë tejet të rëndësishme në kryeqytet duke mundur Prishtinën e Re, me rezultat 3-2, të shtunën pasdite në sfidën kryesore të zonës së rrezikshme.
Ishin prishtinasit që përmes Ibrahim Kargbo (45+3), kaluan në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin u mbyll pjesëloja e parë.
Në fraksionin e dytë të kësaj sfidë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat, kuqezinjtë nga Skenderaj ia dolën që të përmbysin skuadrën prishtinase.
Sulmuesi Kreshnik Uka (79’) realizoi dygolësh, derisa një gol për ekipin mysafirë e shënoi Jeton Krasniqi, kurse, Elom Nya-Vedji ngushtojë rezultatin në 3-2, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo ndeshje.
Pas kësaj fitore, Drenica shkon në kuotën e 38-të pikëve në vendin e shtatë, kurse Prishtina e Re është e fundit me 28 sosh.

