Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është larguar me urgjencë nga skena pasi u raportuan të shtëna me armë gjatë darkës së përvitshme të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Sipas raportimeve, agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë duke evakuuar Trumpin, zëvendëspresidentin JD Vance dhe anëtarë të kabinetit, ndërsa në sallë u dëgjuan thirrje “të shtëna”.
Autoritetet konfirmuan se i dyshuari është arrestuar dhe situata është vënë nën kontroll. Trump deklaroi se është i sigurt dhe lavdëroi reagimin e shpejtë të forcave të sigurisë.
Ngjarja ndodhi në hotelin Washington Hilton, ku po mbahej eventi me mbi 2 mijë pjesëmarrës, duke shkaktuar panik dhe ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit.
Gazetari i CNN, Wolf Blitzer, deklaroi se ndodhej vetëm disa metra larg autorit në momentin kur ai hapi zjarr, duke e përshkruar situatën si shumë të rrezikshme.

