Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka reaguar pas incidentit gjatë darkës së përvitshme të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, në Uashington, duke shprehur tronditje për ngjarjet në Uashington.
Ai ka theksuar se sulmet, ndaj institucioneve demokratike dhe lirisë së medias, ku ishte prezentë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, duhet të dënohen në mënyrën më të fortë.
“Jam i tronditur nga skenat në darkën e korrespondentëve në Uashington gjatë natës. Çdo sulm ndaj institucioneve demokratike ose lirisë së shtypit duhet të dënohet në mënyrën më të ashpër të mundshme. Është një lehtësim i madh që presidenti i SHBA-s, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt,” ka deklaruar Starmer.

Kujtojmë se të shtëna me armë zjarri kanë tronditur darkën tradicionale të gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Donald Trump, zonja e parë Mellania Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë, duke shkaktuar panik mes qindra të pranishmëve dhe ndërprerjen e menjëhershme të ngjarjes.

