Wednesday, April 29, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj thirrje deputetëve të VV-së: Mos u bëni pjesë e turpit

Haradinaj thirrje deputetëve të VV-së: Mos u bëni pjesë e turpit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës rreth seancës për zgjedhjen e presidentit është, sipas tij, e paprecedentë dhe e rrezikshme.

Haradinaj ka thënë se kushdo që merr pjesë në këtë seancë mund të përballet me pasoja të rënda, duke e cilësuar zhvillimin si shkelje kushtetuese.

“Është situatë ndryshe nga të gjitha zhvillimet që kam pa në Kosovë pas pavarësisë”, tha ai.

Sipas Haradinajt, veprimet e institucioneve janë duke cenuar rendin kushtetues.

“Ata që ushtrojnë funksionet shtetërore dje kanë bë shkelje kushtetuese”, theksoi Haradinaj.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë akterëve politikë që të ndalojnë këtë proces, duke e quajtur drejtim të rrezikshëm.

“Është një drejtim i rrezikshëm dhe u bëjë thirrje të ndalen, të mos vazhdojnë në këtë drejtim”, tha ai.

Haradinaj ka theksuar se ardhja dhe mbajtja e pushtetit duhet të bëhet vetëm në mënyrë kushtetuese dhe demokratike.

“Ruajtja e pushtetit, mbajtja, ardhja në pushtet është e mundshme duke respektuar Kushtetutën, demokracinë”, tha ai.

Ai ka paralajmëruar se vazhdimi i kësaj rruge rrezikon funksionimin kushtetues të shtetit.

“Nëse shkojmë në këtë rrugë të rëndësishme po na pamundësojnë funksionet në bazë të Kushtetutës dhe nuk mendojnë rrugë tjetër pos t’i kthehemi popullit”, theksoi ai.

Haradinaj ka bërë thirrje për reflektim nga të gjitha palët, duke paralajmëruar pasoja për ata që, sipas tij, bëhen pjesë e shkeljeve kushtetuese.

“I thërras vetëdijes së të gjithëve të mos bëhen pjesë e shkeljes kushtetuese, këtij turpi.Nëse bëhen pjesë e dhunimit të Kushtetutës, kësaj sjellje të rrezikshme, pasojat do të jenë të përjetshme për të gjithë ata që bëhen pjesë”, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram