By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani u bën thirrje partive: Vendosni interesin e vendit para dallimeve
August 25, 2025
Osmani: Rusia synon destabilizimin e Ballkanit për interesa strategjike
August 25, 2025
“Flamingo” i fuqishëm mund të godasë të gjithë Rusinë Evropiane: Nëse prodhojnë mjaftueshëm nga këto raketa, lufta ka mbaruar
August 25, 2025
KQZ: Tejkalohet numri i votuesve jashtë Kosovës i vitit 2021 për Zgjedhjet Lokale
August 25, 2025
VIDEO: Tetë pelegrinë të vrarë në përplasjen e kamionit me traktorin në Indi
August 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA kërkon shtyrje të plotë të afatit për targat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShBA kërkon shtyrje të plotë të afatit për targat
Ballina 1Lajme

ShBA kërkon shtyrje të plotë të afatit për targat

Kosova Times
Last updated: 2022/10/31 at 11:57 PM
Kosova Times Published October 31, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova një shtyrje të plotë të afatit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, e jo “shtyrje të pjesshme”.

Kështu tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një konference për gazetarë më 31 tetor.

Ai tha se këtë kërkesë ua kanë bërë të qartë autoriteteve në Kosovë, edhe publikisht, edhe privatisht.

“Ne kemi qenë të qartë, publikisht dhe privatisht, se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë ShBA-në kërkon një shtyrje të plotë në zbatimin e këtyre çështjeve. Ne nuk kërkojmë një shtyrje të pjesshme, nuk kërkojmë zbatim në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës për një shtyrje të plotë në zbatimin [e vendimit të targave]. Sërish, këto diskutime po vazhdojnë, diskutimet me palët në rajon, diskutimet me Bashkimin Evropian”, tha Price.

Ai përsëriti qëndrimin se ShBA-ja mendon se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, sipas Marrëveshjes së Brukselit, por ritheksoi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” dhe e “shqetësuar që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e partnerëve të saj më të ngushtë sa i përket zbatimit [të vendimit për targat]”.

Qeveria e Kosovës më 28 tetor njoftoi se vendimi për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia – që Prishtina i konsideron ilegale – në targa RKS (Republika e Kosovës) do të zbatohet në tri faza, duke filluar nga 1 nëntori.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova të shtyjë afatin për targat edhe për 10 muaj. Edhe BE-ja ka shprehur “zhgënjim” me vendimin e 28 tetorit të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Sipas vendimit të ri, nga 1 nëntori të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë, do t’iu shqiptohet masë qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve.

Ndërkaq, nga 21 nëntori deri më 21 janar, të gjithë pronarët e makinave me targa serbe në Kosovë, do të gjobiten me nga 150 euro.

Faza e tretë përfshin përdorimin e targave provuese dhe pas 21 prillit të vitit 2023, Qeveria ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë makina që qarkullojnë me targat e lëshuara nga Serbia.

Fillimisht, vendimi i ekzekutivit kosovar thoshte se 31 tetori ishte afati i fundit për riregjistrim të veturave me targa serbe në targa RKS – Republika e Kosovës.

Besohet se në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, qarkullojmë afër 10.000 targa të lëshuara nga Serbia, me akronime për qytetet e Kosovës sikurse PZ, PR, KM e të ngjashme.

Vendimi për targa, fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por ishte shtyrë për një muaj, pasi serbët lokalë e kundërshtuan atë dhe ngritën barrikada në veri të Kosovës.

You Might Also Like

Osmani u bën thirrje partive: Vendosni interesin e vendit para dallimeve

Osmani: Rusia synon destabilizimin e Ballkanit për interesa strategjike

KQZ: Tejkalohet numri i votuesve jashtë Kosovës i vitit 2021 për Zgjedhjet Lokale

“Rruga B” lidhet me “Rrugën A”, nis asfaltimi

Arrestohet për kryerje të disa veprave penale, dyshime edhe për dhunim

Kosova Times October 31, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti priti në takim Ambasadorin e Portugalisë, vazhdon mbështetja në fushën e sigurisë në kuadër të KFOR-it

Kosova Times Kosova Times October 19, 2022
Hoxhaj: Tema e dinarit e largon Kosovën nga temat e mëdha
Rusia regjistroi një mesazh audio nga një anije e kapur nga Irani
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë dhe të ndërtimit
Një baba dhe pesë djem vdiqën në një zjarr të tmerrshëm: nëna arriti të shpëtonte, ajo është thyer plotësisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?