Wednesday, April 29, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Asnjë problem nuk kemi me asnjë kandidat që e sjellë LDK

Kurti: Asnjë problem nuk kemi me asnjë kandidat që e sjellë LDK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, tha se asnjë problem ne nuk e kanë me asnjë kandidat që e sjellë LDK.

“Asnjë problem ne nuk kemi me asnjë kandidat që na e sjellë LDK, vetëm le të na i sjellin 15 nënshkrime, por edhe 14 e 13, vetëm le ta i sjellin me datë të sotme dhe mandej kur të vijnë ne ia plotësojmë çka i mungojnë. Vetëm në kuti është votimi i fshehtë, ne do të ulemi prapë e të bisedojmë, mirëpo ju duhet ta kuptoni që unë nuk jam kurrfarë personi i cili shikon edhe brenda kutive. Unë nuk e kam ditur sa vota mbrëmë do t’i kishte Feride Rushiti. Pra unë nuk mund ta di si do të votojnë””, tha Kurti.

Kurti: I ofrojmë LDK-së edhe 15 nënshkrime për kandidatin e tyre|VIDEO

(E përditësuar) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, tha se me Hatixhe Hoxhën ka biseduar me rast ajo është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjellë 15 nënshkrime.

“Shumë  jam përballur me pyetjet tuaja lidhur me atë listën e LDK-së me 15 nënshkrime e cila kishte datën e pardjeshmit mbrëmë, por nuk kishte emër sipër se për kë janë ato 15 nënshkrime. Pasi përfundoi edhe ky vazhdim i një seancë që nuk po përfundon e do të vazhdojë në ora 23:00 unë kam komunikuar menjëherë me kandidaten, profesoreshën Hatixhe Hoxha dhe kam biseduar me të me rast ajo është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjellë 15 nënshkrime për kandidatin e saj kushdo që është, me atë rast LVV i plotëson edhe 15 nënshkrime të tjera nga mazhoranca meqë lirohen ato nënshkrime me tërheqjen e e Hatixhe Hoxhës, dhe në këtë mënyrë do ta kishim një kandidat nga shoqëria civile dhe një nga LDK dhe sonte le ta zgjedhim presidenten apo presidentin e ri të Kosovës”, tha Kurti.

Ai tha se LDK-ja mund ta gjejë atë në zyrën e Grupit Parlamentar për t’ia çuar 15 nënshkrimet e LDK-së.

“Hatixhe Hoxha ka shprehur gatishmërinë dhe unë jam mirënjohës dhe e falënderoj për qasjen e saj që të tërhiqet nëse na vijnë këto 15 nënshkrime nga LDK me emrin e kandidatin dhe me datën e sotme. Kërkoj që edhe data të jetë sot, jo me ndonjë datë tjetër, pardje, por sot. Mund të mos i kenë 15 nënshkrime, ndoshta i kanë 14, por nëse nuk i kanë 14, ndoshta i kanë 13. 14  13 sa t’i kenë le të mi bijnë. Unë i marrë ato edhe çka mungojnë i plotësoj, veç le të na sjellin kandidatin e tyre LDK ne ia plotësojmë çka i mungojnë””, tha Kurti.

Kurti: Feride Rushiti i ka votat për presidente| VIDEO

(E përditësuar) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, tha se Feride Rushiti i ka votat për presidente.

“Nata e mbrëmshme dëshmoi që Republika e Kosovës mund të ketë presidente të re, ajo është doktorja Feride Rushiti, meqenëse në kuti me votim të fshehtë i kishte 63 vota. 63 vota në një kuvend me 120 deputetë, është shumica. Pra, Feride Rushiti i ka votat për presidente, ajo çfarë nuk është kuorumi në Kuvend, Kuvendi nuk po ka kuorum ndërkaq Feride Rushiti i ka votat, Mos harroi që 63 vota të fshehta janë më shumë se votat e qeverisë ‘Thaçi 2 dhe më shumë se qeveria e PAN-it me Haradinajn kryeministër. Plus janë vota nga votimi i fshehtë që janë vota më të vështira se sa ato me votim të hapur. Pra, Feride Rushiti i ka votat për presidente, ajo çfarë nuk kemi është kuorumi në kuvend, jo për fajin e mazhorancës, për fajin e partive opozitare. Dhe beso të gjithë e keni vërejtur që katër parti  mungojnë në Kuvend. PDK, LDK, AAK e Lista Serbe.

LIVE| Kurti: Moszgjedhja e presidentit na shpie në zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, tha se kandidatja për presidente Feride Rushiti i ka votat në Kuvend, por nuk ka kuorum në Kuvend.

“LVV dhe unë si kryetar i saj kemi bërë një mori ofertash mirëpo deri  më sot të gjitha propozimet tona kanë hasur vetëm në refuzimet e tyre, nga ana tjetër nuk kemi pasur asnjë propozim nga pala tjetër se si të dalim nga ky ngërç nga jo krizë. Ne njëmend kemi fituar 51.1 për qind të votave të qytetarëve, LVV me partnerët e saj njëmend i ka 57 deputetë, njëmend mazhoranca i ka 66 deputetë edhe me pakicat, mirëpo përgjegjësi apë r t’i dhënë republikës së Kosovës institucionet e saj të plota, nuk është vetëm e fituesit, nuk është vetëm e mazhorancës. Edhe për opozitën ka përgjegjësi në konstituimin e institucioneve në përmbushjen e ë gjitha përgjegjësive tona si pjesëmarrës e vendimmarrës, si përfaqësues qytetarë. Andaj kemi bërë thirrje, kemi bërë propozime, kemi kërkuar takime , mirëpo nuk kanë qenë të suksesshme deri më tani, asnjëra për fajin e LVV dhe mazhorancës, që të gjitha për shkak se propozimeve tona i janë përgjigjur me refuzime”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram