Udhëheqësi i bashkësisë hebraike në Iran, Younes Hamami Lalehzar, shprehu mbështetjen dhe besnikërinë e tij ndaj udhëheqësit suprem të Iranit, Mojtaba Hemenei, duke thënë se kjo bashkësi qëndron me pjesën tjetër të popullit iranian.Në fjalimin e tij drejtuar publikut, ai theksoi se ata ishin “të lumtur që Ajatollah Mojtaba Khamenei është një person që është dishepull i Imamit tonë martir” dhe se ai e kishte “arritur këtë përgjegjësi të rëndësishme”.
Ai theksoi se komuniteti hebraik në Iran mbështet udhëheqjen e tij, së bashku me shtresa të tjera të shoqërisë.
“Ne, komuniteti hebraik në Iran, jemi gjithashtu me shtresa të tjera të popullit iranian. Ne mbështesim këto zgjedhje dhe udhëheqjen e tij, betohemi për të”, tha ai.
Ai shtoi se shpreson që udhëheqësi i ri do të ketë sukses në kryerjen e detyrave të tij dhe se Irani do të vazhdojë në rrugën e fitores, suksesit dhe nderit.
“Ne duam të dëshmojmë fitoren, suksesin dhe nderin e vendit tonë të dashur të Iranit. Me mbrojtjen e treguar nga populli iranian dhe solidaritetin unik, shpresojmë të festojmë së shpejti fitoren së bashku”, tha ai, duke e përfunduar fjalimin e tij me fjalët: “inshallah, faleminderit”.

