Policia gjermane arrestoi një burrë të armatosur jashtë selisë së partisë në pushtet Bashkimi Kristian Demokrat (CDU), raportoi gazeta gjermane Bild, duke cituar një zëdhënës të policisë të paidentifikuar, raporton Anadolu.
Burri mbante një thikë ose shpatë dhe u vu re nga kalimtarët të hënën në mbrëmje, ndërsa po shkonte drejt selisë së CDU-së në lagjen Mitte të Berlinit.Në të njëjtën kohë, ai telefonoi 911 dhe njoftoi qëllimin e tij për t’i dhënë fund jetës së tij. Ai përmendi gjithashtu se kishte pajisje shpërthyese në xhaketën e tij.
Negociatorët dhe forcat speciale i japin fund krizës
Policia bllokoi një zonë më të gjerë përreth vendit të ngjarjes dhe me ndihmën e negociatorëve të trajnuar posaçërisht u përpoq ta bindte burrin të dorëzohej. Në fund, forcat speciale të policisë arritën ta nënshtronin burrin përpara hyrjes së selisë së CDU-së.
Sipas raportit, burri është rreth 40 vjeç dhe flet gjermanisht. Nuk dihen detaje të mëtejshme në lidhje me identitetin e tij apo llojin e armës që mbante me vete.

