Ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare Astrit (Agron) Dushi, i njohur për angazhimin e tij në fushën e mediave dhe punën në disa radio në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar edhe detajet rreth ceremonive mortore.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet më 1 maj 2026, në orën 12:00, në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.
Ndërsa e pamja për Astrit Dushin do të mbahet në Hotel Grand, nga data 2 deri më 4 maj 2026, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 17:00.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot ndërroi jetë më i dashuri ynë, Astrit (Agron) Dushi. Varrimi i të ndjerit bëhet më datën 01.05.2026, në orën 12:00, në varrezat në Arbëri/Prishtinë. E pamja mbahet në Hotel Grand, 02.05.2026 – 04.05.2026 (3 ditë) nga ora 10:00 deri 17:00”, thuhet në njoftimin e familjes.
Gjatë karrierës së tij, Dushi ka kontribuar në disa media, përfshirë Klan Kosova FM, Radio KFOR, Radio Prishtina dhe Radio Paper, duke lënë gjurmë në fushën e radios në vend.

