Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim përfaqësues të ICITAP-it amerikan, me të cilët është diskutuar për zhvillimin e projekteve që synojnë avancimin profesional të Policisë së Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, priti në takim zyrtar znj.
Kimberly Riffe DOJ/ICITAP Attaché dhe z. Ethan Rothstein, DOJ/ICITAP Program Analyst.
Qëllimi i këtij takimi përveç se ishte i karakterit njoftues, u diskutua edhe rreth zhvillimit të
projekteve të cilat i kontribuojnë avancimit profesional të PK-së dhe thellimit të bashkëpunimit
ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, bëhet e ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe stafi i lartë menaxhues shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të ofruar ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të saj.

