Friday, May 1, 2026
HomeLajmeKosovëMasakra në Nabërgjan, Kurti: Krim i rëndë që kërkon drejtësi

Masakra në Nabërgjan, Kurti: Krim i rëndë që kërkon drejtësi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar përvjetorin e masakrës në Nabërgjan të Pejës, ku gjatë vitit 1999 u vranë 31 civilë të pafajshëm.

Në një reagim publik, Kurti ka theksuar se viktimat, burra, gra dhe fëmijë nga mosha 13 deri në 95 vjeç, ishin të paarmatosur dhe të pambrojtur, dhe se u vranë vetëm pse ishin shqiptarë dhe synonin të jetonin të lirë në vendin e tyre.

Sipas tij, krimi është kryer nga makineria shtetërore ushtarake dhe policore e kohës, e cila ishte e organizuar dhe e planifikuar në Beograd nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, me synim shfarosjen e popullit shqiptar. Megjithatë, ai theksoi se ky plan gjenocidal dështoi dhe se populli shqiptar mbijetoi.

Kurti ka deklaruar se, bashkë me aleatët perëndimorë, Kosova e fitoi luftën dhe u çlirua, ndërsa sot po jeton në paqe dhe po zhvillohet çdo ditë.

Ai ka theksuar gjithashtu se për paqe të plotë është e domosdoshme drejtësia, duke shtuar se pa të, plagët mbeten të hapura.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka forcuar kapacitetet për hetim dhe ndjekje penale. Prandaj edhe sot i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit, në veçanti Prokurorisë Speciale, që të veprojë pa vonesë mbi bazën e dëshmive ekzistuese, që kriminelët të dalin para drejtësisë, qoftë edhe në mungesë”, ka shkruar ai.

Në fund, Kurti ka theksuar se përkujtimi i së kaluarës është zotim që ajo të mos përsëritet kurrë, duke shprehur nderim për dëshmorët dhe martirët e kombit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram