Friday, May 1, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA-së

Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur rezolutën e paraqitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga tre kongresistë amerikanë: Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler që mbështet anëtarësimin e Kosova në NATO.

Në postimin e tij të bërë në rrjetin social ‘’X’’, Kurti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA’ve ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së për prosperitetin tonë, sigurinë e vendit tonë dhe të gjithë rajonit.”, ka thënë Kurti.

Rezoluta, e paraqitur më 30 prill me mbështetje dypartiake, thekson se anëtarësimi i Kosovës në NATO është thelbësor për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të SHBA-ve në Evropën Juglindore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram