Sunday, May 3, 2026
HomeLajmeBotëTusk: "Aleanca jonë po shpërbëhet, kërcënimi më i madh nuk janë armiqtë...

Tusk: “Aleanca jonë po shpërbëhet, kërcënimi më i madh nuk janë armiqtë e jashtëm”

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëroi të shtunën se “kërcënimi më i madh për bashkësinë transatlantike nuk janë armiqtë e saj të jashtëm” pas vendimit të Donald Trump  për të tërhequr 5,000 trupa amerikane nga Gjermania.

“Kërcënimi më i madh për komunitetin transatlantik nuk janë armiqtë e tij të jashtëm,  por shpërbërja e vazhdueshme e aleancës sonë.  Ne të gjithë duhet të bëjmë atë që është e nevojshme për të përmbysur këtë trend shkatërrues”, tha Tusk në postimin e tij në X, duke e kritikuar ashpër presidentin e SHBA-së.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, nga ana e tij, e përshkroi vendimin e SHBA-së për të tërhequr ushtarët nga bazat e tyre në tokën gjermane si “të pritur”.

Ai përsëriti se forcat amerikane në Gjermani i shërbejnë edhe interesave të vetë Shteteve të Bashkuara në rajonin më të gjerë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram