Një grua rreth moshës 44-vjeçare është dërguar nga familjarët në Qendrën e Urgjencës në Podujevë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Sipas njoftimit nga Policia, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar.

