Sunday, May 3, 2026
HomeLajmeKosovëShënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit. Kosova ka shënuar ngritje në Indeksin vjetor të lirisë së medias të Reporterëve pa Kufij, pas rënies një vit më parë. Sipas raportit të publikuar këtë të enjte, Kosova renditet në vendin e 84-të në botë, me 55.89 pikë, 3 më shumë se një vit më parë.

Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, bazuar edhe në nenin 19 të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut” mbi lirinë e shprehjes, shpalli 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet çdo vit në mbarë botën.

3 maji, sipas Kombeve të Bashkuara, shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën. Gjithashtu në këtë ditë theksohet rëndësia e mbrojtjes së mediave nga sulmet ndaj lirisë së tyre dhe nderohen gazetarët.

Ndryshe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës sot bën shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, që do të mbahet edhe një panel i diskutimit me temën: “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave”.

Në panel do të marrin pjesë gazetarë/e, përfaqësues të mediave dhe ekspertë të shëndetit mendor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram